TIRANË- Ish zv.Presidentja e Parlamentit Gjerman, Petra Blass behet keshilltare e ministrit të MMSR, Erion Veliaj.

Lajmin e ben te ditur vete ministri, i cili prej ditesh paralajmeroi se "po merrte asistence gjermane per çeljen e zyres se punes".

"I lumtur qe ish zv.Presidentja e Parlamentit Gjerman Petra Blass na u bashkua si keshilltare ne MMSR. Bashke per me shume pune te mbara", shkruan Veliaj ne Facebook, duke bashkangjitur edhe nje foto me Petra Blass.

Blass është 50 vjeçe, nga qyteti Leipzig i Gjermanise dhe njihet si një politikane gjerman e PDS. Nga viti 1998 deri 2002 ajo ka qenë zv/presidente e Bundestagut gjerman.

Në Universitetin Humboldt të Berlinit ajo u diplomua si një mësuese e historisë dhe gjermanishte. Nga qershori deri në dhjetor 1990 ka punuar si redaktore në televizionin gjerman (DFF). Ajo ka qenë kryetare e Komisionit Zgjedhor në zgjedhjet e para të lira parlamentare të 18 marsit 1990. Që nga viti 2003, Petra Blass ka punuar si konsulente e pavarur politike, duke përfshirë Paktin e Stabilitetit të Ballkanit.

Që nga viti 1986 Petra Blass ka qenë anëtare e SED. Ajo u largua nga partia në janar 1990 dhe ka qenë bashkë themeluese e Shoqatës së Grave të pavarura të RDGJ. Në vitin 1997 ajo u bashkua me PDS. Ky anëtarësim përfundoi në vitin 2005 për arsye profesionale.

Ajo ka përfaqësuar partinë e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme të Bundestagut. Nga viti 1998 deri 2002 ajo ka qenë edhe zëdhënëse politike e grave për partinë parlamentare PDS. Ajo është anëtare e Urës së Atlantikut dhe Shoqatës së Evropës Juglindore.

erion veliaj

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)