Erion Veliaj këtë të enjte do të bëj betimin në detyrën e tij të re si kryebashkiak i Tiranës. Pas betimit, i cili është caktuar në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Veliaj do të nisë menjëherë punën.

Kryebashkiaku i ri i Tiranës, i zgjedhur me votat e qytetarëve më 21 qershor, do të mbajë edhe një fjalim në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak ku veç të tjerash në rend të ditës është parashikuar edhe:

1. Zgjedhja e Komisionit te Mandateve.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit te Komisionit te Mandateve.
3. Betimi i Keshilltarëve.
4. Zgjedhja e Kryetarit té Keshillit Bashkiak.
5. Zgjedhja e N/Kryetarit te Keshillit Bashkiak.
6. Shpallja e vlefshmerise se mandatit te Kryetarit te Bashkise Tirane dhe betimi.
7. Zgjedhja e anetaréve qe do te perfaqesojne Keshill in Bashkiak ne Keshill in e Qarkut te Tiranes.


kb tirane