TIRANE- Bashkitë dhe komunat në prioritetet e punës së tyre duhet të kenë sistemimin e fëmijëve që i përkasin komunitetit rom. Nëse këto njësi vendore nuk zbatojnë si duhet kompetencat e tyre, në lidhje me strehimin, arsimimin, apo edhe me reduktimin e punës së fëmijëve në rrugë do të penalizohen. Ata nuk do ti gëzojnë më këto të drejta, edhe pse ato janë pjesë e procesit të decentralizimit. Kjo deklaratë vjen nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Ndërministror për dekadën rome. “Kemi njësi të pushtetit vendor siç është Bashkia e Tiranës, që nuk menaxhon dot një bulevard kur vjen puna tek çështja për fëmijët e rrugës.
Ne jetojmë në një vend që pretendon statusin kandidat dhe do të bashkohet me BE-në, i cili nuk menaxhon dot 450 banesa sociale në njësi vendore. Në qoftë se do të kemi njësi vendore që nuk menaxhojnë dot çështjen e fëmijëve të rrugës kur kemi njësi vendore që nuk menaxhojnë dot krizat e strehimit, kur kemi njësi kur nuk menaxhojnë dot çështjet e banesave sociale atëherë do të ndërhyjmë me vendimet e këtij ndërmisteriali.
Nuk duhet të fshihemi pas pengesave burokratike apo decentralizimeve disafunksionale." tha Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Sipas tij të gjitha ministritë e linjës, ajo e Arsimit, Shëndetësisë, Territorit duhet të hartojnë strategji të posaçme, duke u mbështetur edhe në rekomandimet e Avokatit të Popullit në lidhje me komunitetin rom. Respektimi i të drejtave të pakicave është një nga 5 kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com