Veliaj bëri një paraqitje të Tiranës gjatë periudhës së tranzicionit.
“Kemi vendosur të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Pra, të mos mjaftohemi thjesht duke u dhënë zgjidhje emergjencave të momentit, por duke investuar tek e ardhmja.
Kemi vendosur të ndërtojmë një model zhvillimi të qëndrueshëm për qytetin; të përballemi me nevojat e së tashmes, pa rrezikuar nevojat e së ardhmes; të mos veprojmë duke menduar sikur nuk ka një të ardhme pas mbarimit të mandatit tonë, por të investojmë për Tiranën e brezave që vijnë”, tha Veliaj.
Gjatë qëndrimit në Itali, kryebashkiaku i Tiranës, i shoqëruar edhe nga Presidenti i Rajonit të Abruzzos, Luciano D’Alfonso, zhvilloi edhe një vizitë në komunitetin arbëresh që jeton aty.
“Besoj se komuniteti arbëresh i bën nder të dy popujve, kanë marrë më të mirën e Shqipërisë, me më të mirën e Italisë dhe kanë ndërtuar një komunitet që është një shembull i shkëlqyer. Po mbaj një premtim të cilin e kam bërë para 20 vitesh, kur isha në krye të Rajonit, ndaj kam sjellë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një kryebashkiak shumë i zoti, një ndër kryebashkiakët më të aftë”, u shpreh Veliaj.
Veliaj shtoi se Bashkia e Tiranës, i ka kushtuar edhe zgjidhjeve inoavative, që gjithashtu lehtësojnë aksesin e qytetarëve te shërbimet.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO











