TIRANË - Erion Veliaj i ka dedikuar në faqen e tij në Facebook një postim me foto dhe pak rreshta rilindasit Andon Zako Çajupi. E veçanta është se Veliaj e përcakton Çajupin si “frymëzues për Rilindjen”. Kjo pasi “penës së tij të mprehtë nuk i shpëtuan as disa zakone prapanike të shoqërisë shqiptare, duke e bërë atë një progresist të përbetuar”.

Ja teksti i plotë i Erionit dedikuar Çajupit në Facebook:

“Poet, dramaturg e shkrimtar i shquar, qe mori pjese ne menyre aktive ne Rilindjen Kombetare Shqiptare. Qe ne fillim ne shekullit te 20-te u be pjese e Vellazerise Shqiptare te Egjiptit, e cila propagandonte fuqimisht mevetesine e Shqipërisë. Mesazhi patriotik i poezive te tij e beri vepren e ketij shkrimtari te shquar nga Zagoria shume popullore duke e bere ate nje nga shkrimtaret me infulencues te letersise shqiptare. Andon Zako Çajupi - Frymezim Per Rilindjen 2013”

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)