Erion Veliaj në Report Tv: Edhe 150 shtëpi përfundojnë brenda 31 dhjetorit! COVID vonoi punën për kreditë e buta, 50% e stafit e kaloi! Zgjedhjet 2021? Fitojmë 5-0 në Qark

Në këtë fundvit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për Report Tv bërë një analizë të punës së deritanishme dhe objektivat për vitin që vjen. 
Sa i përket rindërtimit pas tërmetit ai tha se edhe 150 shtëpi përfundojnë mesnatën e 31 dhjetorit.

Veliaj shprehur vlerësimin e tij për të gjithë punën e bërë vitin që po lëmë pas për të gjithë ekipin e bashkisë.

"Unë besoj që kemi bërë më të mirën e mundshme. Jam shumë krenar për skuadrën. Edhe kjo skuadër ka kaluar në kushte pandemie, dhe kemi humbur njerëzit tanë. Unë jam shumë krenar për skuadrën e bashkisë.  Nuk ka pasur asnjë ndasi. Refreni i punës sonë ka qenë humanizmi. Ndasitë janë çudira pa lidhje", vijoi kryebashkiaku. 

Sa i përket objektivave për të ardhmen Veliaj tha se do të vazhdohet me rindërtimin. Sipas tij fokusi nuk do jetë më ndërtimin e banesave individuale.

"Do jetë tek pallatet. Kanë marrë më shumë kohë, kërkojnë më shumë kohë në projektim dhe në terren. Viti do jetë kryesisht viti i pallateve sepse ndërsa është një zgjidhje bonusi i qirasë, bonusi i vërtetë është apartamenti i ri. Vazhdimi i projekteve të tjera përveç rindërtimit. Kemi piramidën që tashmë kanë filluar ndërtimi që do të kthehet në një qendër teknologjie", tha ai. 

Erion Veliaj, në intervistën për Report Tv foli edhe si drejtues i PS-së së Qarkut Tiranë. Ai u deklaroi se objektivi në zgjedhjet e ardshme është fitorja 5-0 në të gjitha bashkitë.

VIDEO/ Intervista e plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:52
Veliaj: Fishekzjarret do vijnë në çdo lagje të Tiranës! Viti i ardhshëm do jetë për rindërtimin e banesave kolektive

Së fundmi kryebashkiaku Veliaj foli mbi organizimet e fundvitit. Ai tha se për shkak të kufizimit të grumbullimeve, bashkia do të organizojë një spektakël me fishekzjarre në çdo lagje të qytetit.

Ndërsa për objektivat e bashkisë për vitin e ardhshëm, Veliaj tha se fokusi është tek rindërtimi, tashmë jo për banesat individuale por të pallateve si dhe vijimin e projekteve të lëna përgjysmë.

"Ajo që kemi organizuar është që në qendrat tona sociale, ne do shtrojmë disa dreka dhe darka të njëpasnjëshme nga sot e deri më 31 dhjetor. Ne do punojmë dhe të shtuna e të dielave, do shpërndajmë shtëpi. Tërmeti dhe pandemia nuk bën pushim. Tirana është e izoluar ndaj ne do shpërndajmë fishekzjarret në secilën prej lagjeve të kryeqytetit. Kjo nuk është e zakontë. Jemi në kushte të jashtëzakonshme, ndaj duhet të gjejmë zgjidhje të jashtëzakonshme.

Do vazhdojmë me rindërtimin. Fokusi nuk do jetë më në ndërtimin e banesave individuale. Do jetë tek pallatet. Kanë marrë më shumë kohë, kërkojnë më shumë kohë në projektim dhe në terren. Viti do jetë kryesisht viti i pallateve sepse ndërsa është një zgjidhje bonusi i qirasë, bonusi i vërtetë është apartamenti i ri. Vazhdimi i projekteve të tjera përveç rindërtimit. Kemi piramidën që tashmë kanë filluar ndërtimi që do të kthehet në një qendër teknologjie" - tha Veliaj.

Ora 11:32
Zgjedhjet 2021/ Veliaj: Fitojmë 5-0 në të gjitha bashkitë e Qarkut Tiranë

Duke folur si drejtues i PS-së së Qarkut Tiranë, Erion Veliaj deklaroi se objektivi është fitorja 5-0 në të gjitha bashkitë.

"Ne kemi një skuadër fantastike të Tiranës. Dje kishim takimin që e bëjmë çdo të enjte. Deputetet nuk po merren me fjalime por në çdo njësi të Tiranës. E kemi kthyer të gjithë këtë fundvit në një skuadër sociale, që është shatërvan mirësie.  Ambicia jonë është që për herë të parë në Tiranë të mos i ndajmë bashkitë në bastione. Ne të fitojmë në mënyrë të njëtrajtshme të fitojmë edhe në Kavajë, edhe në Vorë, edhe në Kamëz, edhe në Rrogozhinë.  Një fitore e njëtrajtshme në të 5 këto bashki tregojmë se jemi ndarë nga kultura e bastioneve. Ambicia ime është fitore 5-0 në të gjitha bashkitë e Qarkut Tiranë dhe deri më tani sondazhet e tregojnë.

Ne kemi bërë analizë edhe kur kemi fituar zgjedhjet. Për 1 parti që gjithmonë bën autokritikë, është kthyer në një praktikë pune. Gjasat janë për një fitore që nuk duhet të na çojë as në arrogancë, por të na bëjë për të reflektuar se si të jemi më të përulur, më të hapur ndaj kritikave", tha Veliaj për Report Tv. 

Ora 11:28
Kopshti Zoologjik/ Veliaj: Përfundon brenda verës së ardhshme, pastaj kalojmë te Botaniku

Kryebashkiaku i Tiranës premton se brenda verës së ardhshme përfundojnë punimet në Kopshtin Zoologjik.

"Ne i trashëguam atë histori. Kanë përfunduar 30|% e punimeve në Kopshtin Zoologji. Në këtë fazë ne jemi vetëm të Zoologjiku. Nga vera e vitit tjetër e kemi përfunduar Kopshtin Zoologjik dhe pastaj kalojmë te Botaniku", tha ai.

Ora 11:23
Transporti publik, Veliaj: Kërkohet bashkëpunim nga qytetarët për respektimin e masave COVID! Biletat elektronike realizohen brenda këtij mandati

Kryebashkiaku Erion Veliaj foli për transportin publik dhe problematikën për respektimin e masave anti-COVID. Ai tha se policia bashkiake po punon për sensibilizimin e qytetarëve por u shpreh se është e vështirë që të monitorohet secili qytetar ndaj u kërkoi dhe bashkëpunimin e tyre.

Ndërsa për biletat elektronike, Veliaj tha se është një premtim që do të realizohet brenda këtij mandati.

"Tirana rritet me 25-27 mijë banorë. Çdo vit ka qenë me 7-8 mijë apartamente të reja. Prandaj vijon dhe ndërtimi i banesave. Të gjithë janë të vetëdijshëm që ka shumë persona që kanë ardhur nga qytete të tjera. Përsa kohë këto 100 vjet e nisëm me 100 mijë banorë dhe e vijojmë me 1 mln banorë, ndërtimi do vijojë. Prandaj dhe ne do të vijojmë me kreditë e buta për çiftet e reja. Ne kemi një organizim të rregullt të policisë bashkiake për të vëzhguar respektimin e masave. Por ne nuk kemi një polic për çdo qytetar. Kërkohet mirëkuptim dhe ndërgjegjësim nga qytetarët. Nuk mund të monitorojë gjithmonë policia. Gjobat kanë një lloj peshe. Projekti më i vështirë është ndryshimi brenda këtyre 10 cm (mendësia). Ndërsa për biletat elektronike, ka qenë një premtim për këtë mandat dhe do bëhet brenda këtij mandati. Kemi pasur këtë vit kufizimin nga pandemia. Ka qenë e vështirë për të hapur një garë. Ne do të vijojmë sërish me këtë projekt" - tha Veliaj.

Ora 11:16
Parkingjet dhe biçikletat/ Veliaj: Qyteti është i të gjithëve! Me investimet përpiqemi të gjejmë një 'paqe' për të gjitha grupet

Në intervistën e dhënë për Report Tv, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është pyetur edhe në lidhje me problemin e parkingjeve në Tiranë edhe si pasojë e shtimit të rrugëve për biçikletat.

"Qyteti është i të gjithëve, edhe atij 12% që përdor biçikletën, edhe atij 20% që përdor makinën, edhe atyre që ecin në këmbë apo përdorin transportin publik. Secili paguan taksën e pronës njësoj. Që taksa e pronës të përdoret vetëm për 20% të popullsisë nuk është e ndershme. Edhe unë jetoj çdo ditë me trafikun por

Është bërë shumë për pronarët e mjeteve por duhet të punojmë edhe për fëmijët. Këta që përdorin biçikletat nuk janë skllevërit e qytetit. Do të duhet të bëjmë një paqe me të gjithë.  Sapo hapëm Zogun I dhe korsia e biçikletave është aty.

Ka një mix të parkingjeve në Tiranë. Ata ata që quhen pulla rezidenti, që janë disa mijëra. Nëse dikush vjen në Tiranë dhe e lë makinën 16 orë mund të ishin 16 familje që mund ta linin makinën nga një orë', tha Veliaj.

Ora 11:12
Veliaj: Do ta vazhdojmë programin e kredive të buta për çiftet e reja

Duke folur për kreditë e buta për çiftet e reja, Veliaj deklaroi se ky proces ka vijuar pavarësisht situatës me koronavirusin.

Ai thotë se e vetmja gjë që ka vonuar disa procese të bashkisë është fakti se 50% e stafit është prekur nga koronavirusi.

"“Tirana shtohet me 20-27 mijë banorë në vit dhe do të vazhdojë të rritet. Prandaj, do ta vazhdojmë projektin e kredive të buta, të strehimit social, si një mënyrë për t’i dhënë një dorë një çifti të ri që vjen në Tiranë. Kjo është arsyeja pse duhet shteti dhe kjo është arsyeja pse bashkia ka vendosur që të jetë pilot në të gjithë rajonin për ndihmën për familjet e reja. Nuk i është parë tesera askujt. Shpesh herë na përputhet lista e atyre që kanë qenë probleme të tyre dhe atyre që u dëmtuan banesat nga tërmeti. Ju ftoj të gjithë personat që kanë mundësi për të ndihmuar kategoritë në nevojë. Ne kemi pasur për 3-4 vite rresht për kreditë e buta që kalojnë për çiftet e reja. Nuk duam të shtyjmë asgjë prej projekteve që kemi nisur. Duam të mbyllim të gjitha projektet infrastrukturore. E vetmja gjë që na ka vonuar, ne kemi pasur një komision për kreditë e buta disa persona janë infektuar dhe kjo na ka vonuar. 50 % e stafit tonë e ka kaluar. Ne kemi punuar në kushte të vështira. Kemi bërë të mundur zëvendësimin e stafit. Kreditë e buta nuk ka lidhje me fushatën" - tha Veliaj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çim karoqi: 25/12/2020 14:57

    O çim karoqi nga kavaja me brekushe të mbëdhaja tanibqë ke dal ti e komenton salmuti fiton. A mor çim brek grisuri sa i trash që je si Edi si Lali e si lyli njësoi jan o çimi nallban.

    Përgjigju
  • Vocidoli: 25/12/2020 14:15

    Zgjedhjet ka me i fitu Birisha aii bani Tiranen su evropi ju e jeni ba Afganistan te shporrim Edin kryebashkiak ka me ken Flamur Noka me vizion intelektual e jo pis si Lali

    Përgjigju
  • Tirona: 25/12/2020 14:08

    Z Velia! " Mos bej fushate elektorale, pezullo ndertimet dhe shperndarjen e shtepive te perfuduara deri sa te mbarojne zgjedhjet se keshtu don KZGJ, ne te kundert do te denohesh nga kunati i Gerdecit me gjobe

    Përgjigju
  • Cim tironci: 25/12/2020 12:50

    Me BALLEN dhe me spiropalin te kapme I ke zgjedhjet z Erion Tironceve I eshte krijuar nje alergji e tmerrshme nga PS dhe si zor fiton RILINDJA ne tirone ka shume shfaqje teatrale nga politikane socialiste Duke perfshire dhe ti si kryebashkjak good lack lali Erioni per 0-5

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë