Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Me një fjalë që zgjati gati 25 minuta kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj hapi mbledhjen e këshillit bashkiak pasditen e 30 prillit 2024 e cila u mbajt online për shkak se para bashkisë Rithemelimi dhe Partia e Lirisë mbanin protestë me molotovë që degjeneroi deri në përplasje fizike e protestuesve me policinë. Mbledhja u mbajt vetëm pak minuta pasi Veliaj kishte dalë nga SPAK ku ishte paraqitur në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës. Kjo ishte hera e parë që kryebashkiaku paraqitej për këtë çështje, duke dhënë shpjegime për afro 7 orë para hetuesve dhe prokurorëve.Kryebashkiaku Veliaj nuk kurseu komentet për protestën dhe sulmet e Rithemelimit. "Jo vetëm që nuk dorëzohem, por do të punoj më fort", tha Veliaj në përgjigje të protestave të Rithemelimit që udhëhiqen nga vajza e Berishës në arrest shtëpie. 

Fjala e plote 

Ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën në këtë mbledhje. Jam informuar, pas daljes nga SPAK, prej faktit që stani me lepuj ka rrethuar bashkinë se ju keni vendosur ta bëni mbledhjen online sepse nuk shtyjmë dot vendimet e rëndësishme, sociale për qytetin, per ata njerëz që presin ndihmën ekonomike. Teksa mendoj se sot në SPAK, në vend që të më prisnin prokurorët, më pritën makinat nga 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj e kuptoj që për ne është shumë e rëndësishme të japim ndihmën ekonomike, të japim bonusin e qirasë, të japim bursat për fëmijët, të japim shpërblimin për ekipin e Partizanit dhe të bëjmë disa emërtime që i kanë bere nder qytetit tonë, siç është titulli Qytetar Nderi per Ali Ahmetin, patriotit të madh nga Maqedonia e Veriut, shqiptarit me zemër të luftës, por edhe të punës dhe të paqes.

Si dhe disa emërtime të tjera në qytet, që kane të bëjnë me figura shumë të rëndësishme, si Remzi Hoxha, të cilin SHIK-u i Sali Berishës e vrau dhe e la pa varr. Ky qytet sot duhet të kujtojë që Sali Berisha me lepurin në bark, - se stani me lepur është këtu jashtë, por lepuri në bark është te rruga 'Mustafa Matohiti"  jo vetëm i vrau dhe i la pa varr, por nuk kërkoi kurrë ndjesë dhe ky qytet ka detyrim që t’i nderojë.

Me propozim të grupit të PS-së dhe ish kryetarit të PD-së Tiranë Tomor Malasi, dhe  në një kohë të shkurtër kryetar i bashkisë nderohet me rrugë. Se këta mirë që vrasin tanët por nuk nderojnë as të tyret, sepse nuk kuptojnë nga kodet, nderi, apo çfarë do të thotë të kesh memorie kolektive në qytet.   

Kur shikon si vijnë me Mercedezët e tyre 100 mijë euro në SPAK apo këtu kupton se kjo është betejë civilizimi dhe jo betejë mes të majtës e të djathtës.

Pata sot një mundësi të jashtëzakonshme për të qenë në SPAK. Pata një mundësi të shkëlqyer për të treguar punën e kësaj bashkie dy kolegëve hetues e së pari dola me ndjesi krenarie që forca jonë poltike po bën institucion. Pashë një organizatë të disiplinuar. Pashë një organizatë të mençur. Pashë staf të Republikës së Shqipërisë, se SPAK nuk është i hasmit, as gestapo. Por staf i Republikës së Shqipërisë që me votën e PS-së e buxhetin e PS-se ka arritur të ndërtojë një institucion për të pasur zili. Takon njerëz të përgatitur me pyetjet e duan të sqarojnë shapin nga sheqeri. Çfare ishte ajo pjese qe e gjeta në shtëpi e Lul Bashës me 37 euro/ Toni, se s'po e akuzoj atë se ishte projekt i IFC e Bankës Botërore, si u ndërpre ai projekti dhe si ishte komplet tjetër oferta e pakërkuar që Tirana paguan 29 dhe jo 37 euro/ toni. Ne kemi gjetur një një Tiranë ku këta që këndojnë si gjeli në majë të plehut, e kishin mbushur gjithë Tiranën pleh.

 Dhe këta që i ka marrë malli për kioskat, këta i ka marrë malli për Parkun Rinia që qelbej era urinë. Këta i ka marrë malli që loznin bilardo mbi Lanë, mbi fekale. Këta i ka marrë malli të ndërtojne kuturu në sheshin Skënderbej apo në çdo hapësirë publike, siç ka qenë Liqeni i Tiranës.

Këta janë të njëjtët njerëz që merrnin pistoleta me vete kundër këndit të lodrave dhe sot janë stan me lepuj.

Dhe po të shikosh, vija tani në sheshin “Skënderbej”, mbushur sheshi me turistë qe fotografonin këta në 2024, që kanë nostalgji Shqipërinë e 1994.

Po ju’a them qartë: Shqipëria dhe sidomos Tirana e 94 nuk do të kthehet kurrë pas! Nuk ka asnjë shans! Jo në paralele dhe në palestër, por edhe në majë të Himalajës të shkojë ai që ka lepurin në bark dhe jo në ballkon te shkolla “Kosova” - ku meqë ra fjala donte ta bënte pallat - ata nuk kanë çfarë i bëjnë Tiranës.

Unë jam i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës, ju jeni shumica dërrmuese të zgjedhur nga qytetarët e Tiranës dhe ju garantoj se kur të shkruhet historia e këtij qyteti do mbeten veprat, këta çapaçulët me molotovë që janë imitim shumë I dobët I fanatikëve dhe ultrasve të Tiranës e Partizanit nuk I afrohen për kreativitet. Këta nuk kanë vend në Tiranë. Vrasja e njerëzve si Remzi Hoxha, përmbuzja e aktivistëve politikë si Tomor Malasi dhe mungesa e respektit për Ali Ahmetin dhe mungesa e dinjitetit dhe dhembshurisë i ka cuar nga humbja në humbje. I kemi mundur 3 herë ne e PS dhe nuk do të ndalen humbjet e tyre se nuk kanë asnjë ide.  Nuk kanë fantazi, as propozim si Tirana të mund të zhvillohet më shumë

Ai që humbi me 60 mijë vota më keq se Lul Basha te bashkia e vogël ka qenë drejtor në këtë bashki. Nuk mbaj mend të jetë shquar bashkia për aftësi të madhe, përkundrazi plehra, llum, tavlla domoni në bashki.

Në gjithë këto punë të jashtëzakonshme dhe në të gjithë këto kantiere nëse dikush ka probleme me drejtësinë ose duhet të sqarojë gjërat me drejtësinë do të duhet ta bëjë me ata që institucione që ne i kemi dhënë bekimin dhe buxhetin dhe mbështetjen politike.

Unë bëra ekzaktësisht sot këtë. Ndejta me kolegët aty për tiu përgjigjur cdo pyetje, e pikëpyetje apo situate pse I kemi marrë ato vendime. Nëse dikush ka gabuar në këto vendime për të pastruar Tiranën duhet të mbajë përgjegjësi por që sot Tirana është  më e pastër nuk ka pikë dyshimi. Ndaj ftoj këshillin bashkiak të fokusohet tek puna e jo tek  dhuna. Jak ku jam sot. Le të rrinë lepujt ditë natë nga bashkia e Tiranës nuk na heq askush përveç popullit. Ata që janë frikacakë nuk shkojnë në SPAK. Rusvelt thoshte, mos na gjykoni vetëm për punët që kemi bërë por edhe për reputacionin e armiqve që kemi krijuar.

 Kemi sot një vlerësim spektakolar nga turizmi botëror. 365 ditë turizëm. Sot sheshi është plot me turistë. Ata nuk mbledhin dot më shumë se turistët. Prandaj i ka braktisur populli. Jo vetëm ato 60 mijë vota, shuplaka që I thanë nuk keni punë në bashki.

Kjo sjelle rrugaçërore ku nuk lejon gratë e këshillit bashkiak të futen në bashki, dhunon policing e prek uniformën. Ti që me demek ke hallin e teatrit që nuk ishte monument kulture dhe hedh Molotov kësaj ndërtese që është monument kulture që është pronë e shtëpia e gjithë qytetit, unë jo vetëm që nuk dorëzohem por do të punoj akoma më fort.

Jo vetëm që e shijova vërtet si eksperiencë profesionale mënyrën si komunikova me kolegët e SPAK e sa të disiplinuar e të përgatitur ishin përfaqësuesit e asaj organizate, unë dua të inkurajoj Dumanin skuadrën e tij – të dy sektorët dhe të korrupsionit e krimi - ecni vetëm përpara.

Në qoftë se janë burra, këta që flasin përditë, le të zbresi Saliu nga ballkoni dhe të shkojë në SPAK.Ie të zbresëIilir Meta nga paralelet dhe të shkojë në SPAK. Por, këta nuk janë burra, këta nuk kanë asnjë burrëri, nuk kanë asnjë nder dhe vendimet më të rëndësishme për të respektuar këta njerëz të qytetit, apo edhe për më të dobëtit që kanë nevojë për ndihmë, janë sot duke i sabotuar me këtë rrethim qesharak dhe me këtë inkuizicion patetik.

Dhe, kur them që duhet të jemi krenarë, jo vetëm për punët, por duhet të jemi krenarë edhe për çfarë kemi arritur, sesi e kemi mbledhur të gjithë llumin bashkë, eshtë aftësi e jashtëzakonshme ta mbledhësh gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve dhe ti kupton që një nga meritat tona më të mëdha është se kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin.
Secili prej analistëve çfarë ka kërkuar Ben Rreli për atë portalin, që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik; E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme, dhe kur s’e duan në Kosovë, në Shqipëri e shohin akoma më me përbuzje.

Prandaj vlerësohet Tirana edhe në Kosovë, se njerëzit më të poshtër, që ata i kanë përzënë, nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi.

Ai që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut e ka shumë kollaj të bëjë emision, se ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të Bllokut, duke ia vjedhur tokën e vet motrave Saleziane.

Asnjë të mos ketë asnjë iluzon, secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e tij, ka fund shpinën e vet interes. Nuk i qan halli as për pastrimin, as për ndërtimin e shkollave, por ka vetëm një llogari. Unë llogarinë e kam me qytetarët e Tiranës dhe unë jam krenar që shumica dërrmuese e llumit të analistëve, që nuk kanë qenë mentori i askujt, që nuk i kanë thënë bravo askujt, që nuk kanë rritur asnjë talent të ri edhe t’i thonë ‘ec përpara, shkëlqe’, ‘jam krenar për ty’. Por përkundrazi, sa shohin dikë, i keni parë, janë burra nga 55-60-65-vjeç, që rrinë natën në televizione, sikur janë te ‘peshqirat’, sikur shikojnë Pornhub, dhe të eksituar si ata pitbullët, shqyejnë çdo gjë të re që u kalon përpara.

Jam krenar për punët dhe jam krenar për të gjithë llumin e bashkuar kundër nesh, se njerëzit e drejtë vlerësohen jo vetëm çfarë punësh kanë bërë, por edhe sa kanë frymëzuar armiqtë dhe fundërrinat e këtij qyteti të bëhen bashkë si kurrë më përpara. Ata kanë harruar gjithçka kanë thënë për njeri-tjetrin, vetëm të bllokohet puna, vetëm të bllokohet e mira, vetëm të bllokohet progresi.

Vendimet që kalojmë sot janë të rëndësishme.

Ata stane me lepuj që është aty jashtë ra pandemia nuk ofruan një pjatë supë, ndërsa benzat 100 mijëshe i kishin sot për të ardhur në protestë. Kur ra tërmeti nuk falën një nga banjot e maceve të tyre. PS i dha dum këtyre gjërave dhe vijoi ti japë dum edhe për ata nevojtarë të fundit të mbetur në këtë situatë. Është e rëndësishme që projekti i Unazës të vijojë.   Unë e kuptoj pse vjen çuni i Fariut, goca e Argitës, goca e Safetit. Se e humbën reputacionin tek një pjesë e unazës tek Astiri. Tek Astiri  u bë dhe u rrit vlera dyfish e pronës. Të njëjtën gjë po bëjmë tek Kodra e Priftit dhe Fusha e druve. Faleminderit nga zemra qytetarët që kanë firmosur kontratat me bashkinë që edhe ata të marrin një shtëpi. Se nuk është faji i tyre që Sali u tha kjo është Zvicra. Ne do tu japim atyre një shtëpi e do të firmosim kontratat që duhet të miratojmë sot, që dhe rruga të bëhet por dhe njerëzit të trajtohen me respekt.

Ju kujtohet si i dogjën romët natën tek fillimi i bulevardit të ri. Ne kemi bërë bulevardin e ri, kemi sistemuar komunitetet nomade dhe kemi arritur që pjesën më të madhe të autostradës ta clirojmë për ARRSH-në.

26 familje kanë pësuar dëme me orenditë e pajisje shtëpiake sipasojë e zjarrit. Ndihmën kundër zjarrit nuk e jep dot ai që vë zjarrin. Qytetarët e Tiranës e dinë fare mirë se molotovët vijnë nga PD se e kishin deri dje që digjnin njëri tjetrin. Ata që djegin shtëpinë e tyre nuk do të ndërtojnë dot shtëpinë e dikujt tjetër.

Ky është vendimi që propozoj sot për 26 familje që për incidente të ndryshme zjarri kanë humbur orenditë që i paguan sot bashkia e Tiranës.

Rruga me emrin ‘Tomor Malasi’ është propozim që duhet të vinte nga PD por për ish drejtuesit e vet nuk ka kohë. PD është katandisur si kokoshi në thelë që rri tek ‘Mustafa Matohiti’ e pret që Xhulieta me lepurin në bark të dalë në dritare. Është turp i madh që një parti që qeveriste  të gjithë Shqipërinë, në 2015 qeveriste vetëm Tiranën, pastaj u katandis tek Çamët dhe qeveriste vetëm bulevardin. Pastaj shkuan të digjnin njëri tjetrin dhe u katandisën tek oborri i tyre. Tani janë katandisur në një rrugicë dhe eventualisht tek një dritare.

Dua të bëj një mea culpa për Ardianin. Është vlerësim i vonuar. Duke qenë se zhdukja e tij ka qenë në njësinë 8, dikur në një nga ato situatat e vështira të SHIK-ut të Saliut.

Këta që ulërasin sot, unë nuk jam as cuni i Saliut, as I Fariut, as i Ilirit as i atij që mashtroi rrugën për të qenë deri këtu. Por tjetër gjë të mos I japësh shansin e tjetër ta zhdukësh dikë fare. Ardian Hoxha ( Djali I Remzi Hoxhës) sot është bërë burrë e ka super iniciativa teknologjike në Tiranë. Më shumë se kushdo tjetër e ka pasur të vështirë të jetojë në një vend ku përfaqësuesit e shtetit i vranë babanë

Remzi Hoxha në dallim nga ai me lepurin në bark që i çoi naftë Millosheviçit, (Shënim: Sali Berisha) ndërkohë dhe udhëhoqi greva e protesta kundër represionit të Serbisë në Kosovë. Më 21 tetor 1995 kur president ishte Sali Berisha e SHIK e drejtonte Gazidede, jeta e Remzi Hoxhës mori kthesë tragjike. Ai u rrëmbye në qendër të qytetit tonë ku këta hedhin shurrën përpjetë e hedhin molotovë. U rrëmbye u vra dhe nuk I gjendet as varri Remzi Hoxhës.

Emri i Remzi Hoxhës i bën nder Tiranës tonë e turp atyre që hedhin sot Molotov dhe kanë harruar të kërkojnë falje si vrisnin e zhduknin njerëz ai që qeveriste që ka lepurin në bark tek pallatet pranë shkollës “Kosova”


Këto beteja qesharake të vandalëve janë bërë objekt i kopshti zoologjik për turistët dhe nuk I bëjnë nder qytetit tonë.

Në finale është e rëndësishme tju them që një nga vendimet më simbolike të mbledhjes së sotme, që këta nuk na lënë ta bëjmë në kushte normale dhe që rrethojnë me molotovë e fjalime qesharake, humbësa klasikë, budallenj të dobishëm që shkojnë si mish për top, 10 vite vijnë vërdallë pa gjetur adresë. Pa bërë punë të dobishme, apo si këta që dalin nëpër televizorë. Nula facentë, që vënë gjoba. Në dallim nga këta Ali Ahmeti ka një kontribut të jashtëzakonshmë prandaj kemi propozuar vendimin për dhënien e titullit Qytetar Nderi.

 Do ishte mirë që lepujt aty të bëheshin të paktën zemërluanë të vinin këtu për këto vendime sesa të bllokonin mortat dhe gratë të futeshin në mbledhje, në mënyrën që nuk i nderon.  

Gjithmonë e më shumë duhet të sillemi si europian të kemi besim tek institucionet e drejtësisë e të mos zgjidhim problemet me Molotov por me dialog. Por unë nuk I jap dot mendt e mija, shkollimin, dhe ndjenjat e mija dikujt që nuk do të dëgjojë. Nëse kanë vendosur ti shkojnë prapa atij që ka lepurin në bark apo atij që ka ngelur në paralele, nuk e ndaloj dot. Por them se një ditë do të shkruhet historia e këtij qyteti. Do të shkruhet dhe skuadra që bëri sheshe, shkolla, parqe, Pazar, kala, qytet të Rinisë, Sportit, e Mesdhetar të Kulturës, sic do kujtohen ata që partinë më të madhe opozitare e reduktuan në 30 çapaçulë me Molotov një gjë që nuk I ka hije së pari atyre dhe na nxin faqen ne. Ky qytet ditët më të mira i ka përpara  e nuk na ndalon asgjë ti shërbejmë njerëzve me devotshmëri. Të respektojmë atë që kanë nevojë e pavarësisht kushteve barbare e mesjetare dhe kësaj politike të inkuizicionit ku gjithë llumi  bëhet bashkë dhe kemi fituar medalje nderi duk bërë bashkë gjithë këta armiq them të vijojmë punën tonë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye