“Qetësia të ruhet nga të dyja anët. Protesta është paqësore, por mesazhin do ta ketë shumë të fortë. Do të ketë fjalime, mesazhe politike, që për mua në themel duhet të kenë ekonominë. 270 mijë shqiptarë aplikuan këtë vit për Lotarinë Amerikane, shifër e frikshme, të gjithë duan të ikin.
Në këtë protestë duhet të thyhet frika e njerëzve për të folur. Unë kam kandiduar vetë në Fier, dhe presioni ka qenë i madh për votën. Ky do të jetë hapi i parë i protestave, do të vijojnë. Rama duhet të ndërgjegjësohet” deklaroi Erisa Xhixho.
d.b/shqiptarja.com