Erjon ​Braçe ironizon me kritikët
kundër koncertit të Shkëlzen Dolit

Erjon ​Braçe ironizon me kritikët<br />kundër koncertit të Shkëlzen Dolit
Deputeti socialist Erjon Braçe ka ironizuar kundër kritikave ndaj koncertit të Shkëlzen Dolit në Tiranë. Braçe “habitet” që kritikohet “Zeni me violinë” dhe jo Zeni “me predha e fishekzjarrë”.
 
Në fund të postimit të tij, Braçe ironizon përsëri edhe me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, të cilin e quan si shqiptarin e vetëm me karrierë ndërkombëtare që ia vlen.
  
Postimi i Braçes:
Protestë masive kundër Zenit!
Më në fund! Në Facebook, por ç’rëndësi ka, mjafton dhe këtu.
Kush nuk pati besim që ky vit do jetë ndryshe, ja ku e ka faktin, të parin fare këtë vit.
 
Si, si, nuk është ndaj Zenit që mendoj unë?! Po për cilin Zen protestojnë?
Për Zenin me violinë?!
 
Nuk protestojnë kundër atij me predha e fishekzjarrë?!
Nuk flasin hiç kundër tij?!
 
Po me violinën çfarë kanë?! I bie më mirë violinës orkestra e RTSH?!
Epo nuk është kritike kjo, mos e bëni kaq të madhe.
 
Të drejtë kanë, në këtë vend kushdo i bie më mirë kitarës se Carlos Santana, këndon rock më mirë se Bono, bën tenorin në muzikën clasike më mirë se Andrea Bocelli, luan futboll më mirë se Leo Messi, bën trajnerin më mirë se Hose Mourinjo;
 
Madje, madje, mban qylafin në koke dhe e pi rakinë me fund më mirë se Armando Duka!!
Ky i fundit është shqiptari i vetëm me karrierë ndërkombëtare që ja vlen!
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!