Erjon Braçe: Asnjë fermeri nuk
do t’i kërkohet kasë për prodhimet

Erjon Braçe: Asnjë fermeri nuk<br />do t’i kërkohet kasë për prodhimet
Asnjë fermeri nuk do t’i kërkohet kasë fiskale për shitjen e prodhime të tij bujqësore. Këtë garanci për ta, e jep kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Ai i cilëson këto zëra si gënjeshtra, duke saktësuar, se faturë, do tu kërkohet grumbulluesve.
 
“Është gënjeshtër. Askush, inspektor tatimesh jo e jo,  nuk i kërkon bujqve të shesin domate e mollë me  kasë fiskale!! Ju gënjejnë!! Grumbulluesit, atij i kërkohet faturë, bujkut jo, asnjëherë!! Grumbulluesit i kërkohet faturë sepse me të, grumbulluesi duhet të rimbursojë bujkun me  20% të vlerës së mallit të blerë prej tij. Domethënë: kur një bujk a blegtor i shet grumbulluesit 1000 lekë mollë a qumësht, merr prej tij 1200 lekë. Këtë grumbulluesi duhet ta bëjë me faturë!! Për këtë bujku as vendos e shet me kasë, as paguan taksë, thjesht merr paratë-20% më shumë se vlera e mallit që shiti dhe faturën që lëshon grumbulluesi. Kaq!! As kasë e as taksa. Gënjeshtra është e trashë. Edhe kur thonë se tregtarët prej saj i drejtohen mallrave të huaj, gënjejnë. edhe atje me faturë i marrin”,-shkruan Braçe në Facebook. 
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)