Deputeti socialist, Erjon Braçe komenton heshtjen e kryeministrit Berisha për rastet e krimit në vend. “Sali Berisha për të tretën ditë rresht: Hesht për krimin barbar ndaj një familje me fëmijë të mitur nga maskat në Pukë!! Pas tre ditëve, asnjë nga vrasësit me maska nuk është identifikuar, jo më të jetë kapur!! Paniku ka pushtuar gjithë veriun!! Poooor;

Drejtori i Policisë së Shtetit, emëruar nga Sali Berisha, paska thenë: Brenda një kohe sa më të shkurtër dua të mblidhen provat dhe të vihen para përgjegjësisë autorët!! Çdomethënë brenda një kohe sa më të shkurtër mo drejtor? Tre ditë sot dhe s`ka më "kohë sa më të shkurtër" or ti!!”, shkruan Braçe.