TIRANE - Nuk ka munguar deputeti socialist Erjon Braçe të ironizojë dhe të sulmojë kreun e PD të dorëhequr Sali Berisha në lidhje me zgjedhjet që po organizon Brenda partisë që ka drejtuar për 23 vite me radhë dhe që për shkak të humbjes shkatërruese më 23 qershor u detyrua ta lërë.
“Berisha manipulon dhe vjedh dhe në shtëpinë e tij. Shqip e troç: Atë që u bë shqiptarëve sa herë bën zgjedhje, atë ju bëri dhe demokratëve. E degjova atë dhe spurdhjakun e tij Lulëzim të thoshin sot se për herë të parë po ndodh kjo, “një anëtar një votë”, historike për shqipërinë etj etj. Jo, nuk ndodh për herë të parë që Sali Berisha vjedh vota!! As që vjedh në shtëpinë e tij nuk është për herë të pare!
Jo. Nuk është historike, nga fjalet e militantëve është histerike. Për më tepër, nuk kishte një anëtar një votë. Kishte qartësisht “një anëtar një votë për ata anëtarë që dua unë, Sali Berisha. Ah po, të të rrojë Kukulla jote Sali! Lulëzimi, qesh më bukur se Barbi”, deklaroi Braçe. Teksa nuk ka munguar të ironizojë dhe në lidhje me herënb e parë të Berishës. Ndërkohë qëe zgjedhje sipas parimit ‘një anëtar një votë’, ka zhvilluar Rama në PS dhe më vonë Meta në LSI.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.07.2013
Rdaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com