Erjon Braçe fton Berishën të
prononcohet për ARMO-n

Erjon Braçe fton Berishën të<br />prononcohet për ARMO-n
TIRANE - Sipas deputetit socialist Erjon Braçe, deklarata e vetme zyrtare, që është bërë deri tani për shitjen e ARMO-s, ajo e zv.ministrit Bosdo flet për atë se procesi nuk është transparent.

Sipas tij, kompania blerëse nuk rezulton të jetë nga Azerbajxhani, por është e regjistruar në një “off shore”, po kështu nuk ka të dhëna për atë se kjo kompani ka një CV prej subjekti strategjik, siç ishin kërkesat kur u shit ARMO. Në asnjë rast, deri tani, nuk është treguar se është dhënë një garanci me deklratë noteriale nga kompania se ajo do të njohë të gjitha detyrimet e ARMO-s.

Për më tepër, thekson Braçe, nuk është dhënë asnjëherë dhe as tani një shifër e detyrimeve që ka krijuar ARMO e Taçit deri tani, në mënyrë të hollësishme dhe analitike ndaj çdo kreditori.

Deputeti kërkon sqarime të mëtejshme lidhur me investimin e munguar të 230 milionë dollarëve, penalitetet mbi këtë detyrim ligjor, shlyerjen e borxhit prej 50 milionë dollarësh ndaj furnizuesit, garancinë e ofertës për blerjen e munguar të Albpetrolit, shlyerjen e detyrimeve fiskale ndaj tatimeve e doganave, etj.
 
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator