Deputeti socialist Erjon Braçe ka munguar në ceremoninë e inaugurimit të godinës së BSH­-së. Arsyeja sipas kreut të Komisionit të Ekonomisë është se mendonte që në ceremoni do të ishte edhe ish- guverantori Fullani.

 “Nuk isha në Bankën Qendrore prej ish­guvernatorit! I kërkoj ndjesë guvernatorit Seiko. Nuk e dija që ish­guvernatori nuk do të ftohej në Bankën Qendrore! “TV Saaaa…” nuk e dha lajmin më herët. Duke paragjykuar, i gjeta vetes punë pas pune në zonë për të mos qenë në një korridor tamam me të, ish­guvernatorin!”, shkruan Braçe. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)