Erjon Braçe: SHISH informon
Berishën, pastaj qeverinë 

Erjon Braçe: SHISH informon<br />Berishën, pastaj qeverinë 
Deputeti socialist Erjon Braçe ka deklaruar se SHISH informon fillimisht Sali Berishën, pastaj qeverinë. “Ngazëllimi dashuror mbi një lajm të para 48 orëve të Sali Berishës për Arben Frrokun, ka në histori të tërë pas dhe, ajo nuk thuhet! Sali Berisha e tha i pari!! SHISH informon më parë Sali Berishën se Qeverinë! Qeveria fsheh dhe nuk nis ekstradimin e Arben Frrokut!”, ka deklaruar Braçe. Deputeti i PS, ka sqaruar edhe çështjen e ndalimit të Frrokut.

“Së pari, Arben Frroku është ndaluar në Holandë nën një identitet tjetër; ka qenë interesimi i palës shqiptare, dërgimi i të dhënave për të që disponohen nga policia shqiptare, përfshirë gjurmët e gishtave, ndodhur vetëm dje në një bashkëpunim mes autoriteteve, që ka zbuluar dhe vënë nën arrest të dënuarin për vrasje në Shqipëri. Së dyti, pa këtë procedurë, kurrkush nuk mund të dinte zyrtarisht se ai ishte ndaluar në Holandë”, ka deklaruar Braçe. Deputeti ka shtuar se Berisha e ka informacionin për shkak të lidhjeve me krimin. “Me një përjashtim, e dinin ata që e njihnin, posaçërisht banditë rivalë që ndjekin njëri-tjetrin kudo, për t’u ruajtur e larë hesapet natyrisht.

Unë për vete nuk kam me asnjë pikë dyshimi; Sali Berisha e ka këtë informacion për shkak të lidhjeve të gjera të tij me krimin, por edhe sepse është kthyer në mikrofon për çdo bandë kriminale që kërkon të eliminojë rivalët edhe duke përdorur Sali Berishën, jo para arrestimeve, gjithnjë pas ndodhjes se një krimi”, u shpreh Braçe. Sipas tij, Sali Berisha është bërë mikrofoni i bandave kriminale kundër Policisë së Shtetit. “Jo vetëm kaq, por Sali Berisha është bërë mikrofon i bandave kriminale edhe kundër Policisë së Shtetit, me synimin e qartë të zbehjes së fuqisë goditëse të kësaj të fundit”, shkruan deputeti socialist.
 

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë