Erjon Braçe “detyron” Kuvendin
1 minutë heshtje për Gërdecin

Erjon Braçe “detyron” Kuvendin<br />1 minutë heshtje për Gërdecin<br /><br>
Ndër të paktët deputetë që kujtuan në sallën e parlamentit tragjedinë e Gërdecit, ishte Erjon Braçe, i cili foli për një drejtësi të munguar për 26 viktimat që humbën jetën nga shpërthimet e 10 viteve më parë. Ai kërkoi që në fillim të fjalimit një minutë heshtje, ndersa u ndal te fajtorët e pandëshkuar të kësaj tragjedie. Braçe përmendi sërish emrin e kreut të opozitës Lulzim Bashën se po vazhdon ende që të gënjejë shqiptarët. Ai ka përmendur edhe një herë emrat e viktimave të Gërdecit, duke e konsideruar si vrasjen më të tmerrshme që ka ndodhur në vend.

“Shpirti i tyre të gjejë paqen me qetësi, sepse varfëria do drejtësi. Korrupsioni ekonomik dhe politik të korruptuar në pushtet apo larg tij, është origjina e varfërisë. Varfëria do drejtësi'. Puna shkoi shumë larg deri te kryeministri dhe djali i tij. Unë nuk mund ta luftojë këtë mafie është shumë e madhe, kafshët kanë dalë nga kontrolli', është citimi i një përgjimi telefonik të personazheve të krimit të përbindshëm”. Gërdeci na tregoi se një kyeministër, një ministër i Mbrojtjes, një tjetër i drejtësisë bënë shërbime. Dhe në fund djali më i poshtër korruptuan drejtësinë. Varfëria nuk do gënjeshtra. Këtu u gënjye pa masë. Lulzim Basha është një gënjeshtar kronikë. Mbi fotot e vërteta vijon rebeshi i gënjeshtrave”, tha Brace.BRACE

 

a.h/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset