Erjon Braçe sulmon opozitën: Kafshëri beteja për t’u mohuar shqiptarëve kontrollin falas

Erjon Braçe sulmon opozitën: Kafshëri beteja për t’u mohuar shqiptarëve kontrollin falas

Deputeti i PS, Erjon Braçe

Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar duke sulmuar opozitën pas akuzave për kontrollin shëndetësor falas, të njohur si check-up. Ai thotë se është kafshëri beteja për t’u mohuar shqiptarëve mundësinë për një kontroll të plotë shëndetësor një herë në vit dhe falas.

Nisur nga një video e kryeministrit Rama sot në poliklinikën numër 9 në Tiranë, ku bëri dhe check-up-in falas, opozita sulmoi sërish koncesionin duke paralajmëruar anulimin kur të vijë në pushtet.

STATUSI I PLOTË I ERJON BRACES
Beteja per tu mohuar shqiptareve mundesine per nje kontroll te plote shendetesor,  nje here ne vit dhe falas eshte kafsheri!

Po po, kafsheriI!

Si mundet qe politika te arrije deri ketu; Tu thote shqiptareve mos u kontrolloni, ti shtyje drejt moskujdesit shendetesor per vete, zbulimit ne kohe te cdo problemi shendetesor dhe kurimit te shpejte!!

Edhe nje here, falas!

Po ndaluni nje sekonde e mendoni, nje burre a grua qe vuan nga zemra e nuk e di hic,  mund te ike nga nje moment ne tjetrin,  vecanerisht kur punon gjithe diten e dites sic burrat e grate e fshatit ne toka,  ne diell, shi e bore, nga plus 40 grade ne minus 5 grade te temperatures!

Po i le te tjerat, po vetem kete, a e mendoni?!

Cili eshte halli qe keni e qe ju shtyn deri ne kete kafsheri?!

Keni hallin e procedures deri ne ate kontrate?

Po cojeni bythen nga karrigia e rrini ne dere te kujtdo agjencie hetimi derisa cdo germe te jete e sqaruar  perfundimisht; Nese jane shkelur ligjet, nga i pari deri tek i fundit te pergjigjen ligjerisht.

Por boll me betejen tuaj te poshter, propaganden kafsherore qe saldon kulturen e moskujdesit shendetesor qe cdo semundje lehtesisht te kurueshme,  e kthen ne fatale dhe zhyt familjet ne varferi ekstreme ne fillim dhe, humbje pa kthim ne fund;

Kosto maramendese edhe per Buxhetin e Shtetit, si perhere, per shqiptaret qe paguajne taksa.

Keni hallin e kostos se kesaj kontrate?

Boll me genjeshtra, cojeni prape bythen nga karrigja e shkoni verifikoni pagesat; Jane 885 milion te paguara dhe bejne vec 7 mln euro, kurre 120 milione euro, asnje qindarke me shume.

Boll genjyet!

Boll genjyet edhe per fitimin; Eshte vetem 110 milion leke, bejne 880 mije euro, kurre miliona euro.

Tani e kam po me ju; Qe beni kontroll cdo vit kjo eshte shume e qarte!

Po ku e beni kete kontroll? Tek privatet? Ketu ne Shqiperi? Jashte? Thuajeni!

Pastaj thoini shqiptareve qe te shkundin xhepat dhe te shkojne dhe ata atje!

Se pertej politikes-qellimit politik, arsyeja themelore eshte interesi i privateve ku jeni zhytyr rende e keq!

Ndaj kjo beteje eshte kafsheri, mu si kapitalizmi juaj kafsheror e i korruptuar qe  do turperonte e pastaj do revoltonte cdo liberal kudo!

Njerez! Shkoni e kontrolloni shendetin tuaj, eshte falas. Nuk paguani asgje.

Keni veten tuaj ne kontroll dhe kurre ne duart e ketyre politikaneve.

Mos e lini veten ne dore te tyre! Kontrollohuni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 19/10/2018 00:23

    Po ku te shkojne pacientet e mjere, me kushtetute ju takon kontrollimi falas ne cdo spital shteterore por mos harroni mjeket korrupt qe marin medikamentet nga spitali dhe u shesin pacienteve ne ordinancat e tyre private me cmime te dyfishta. Ky eshte nje problem i madh ne shoqerine tone,te semuret po plaqkiten nga mjeket.

    Përgjigju
  • Fraiku: 18/10/2018 23:12

    O Erjon check up eshte gje e mire kjo dihet, por perse keto para tek privati qe shet alkool dhe duhan? Lere opoziten e kalbur, na sqaro ne qe pyesim si njerez. Ke ndonje pergjigje njerezore, jo arrogante per neve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar