Erjona Kakeli zbulon shakanë më të keqe që i ka bërë Salsano Rrapi

Erjona Kakeli zbulon shakanë më të keqe që i ka bërë Salsano Rrapi

Salsano Rapi dhe Erjona Kakeli

Të gjithëve ne, këtej ekranit, na duket fat i madh të kesh në shtëpi një njeri që të bën vetëm të qeshësh… Është fat që në çdo situatë e gjen një hapësirë të bëjë humor e të të ndryshojë gjendjen, sado e tensionuar të jetë situata e sado me nerva të jesh… Fat i madh, vërtet!

Edhe Erjona Kakeli e konfirmon këtë për partnerin e saj, madje ajo thotë se gjëja më qetësuese sa herë është në një gjendje nervozizmi është fakti që Salsano e bën për të qeshur.

Ama nuk është gjithmonë kështu. Në shumë vite bashkë, aktorja e njohur mban mend shumë momente kur partneri i saj i ka bërë surpriza, të këndshme edhe të pakëndshme. Por njërën prej tyre nuk do t’ia falë asnjëherë. Edhe pse qëllimi i saj ka qenë shumë i mirë… (Salsano e kujton me shumë nostalgji dhe nuk është i penduar aspak për atë që ka bërë).

Të ftuar të dy pasditen e sotme në “Ftesë në 5” për të promovuar projektin e tyre të fundit “Zbulimi”, Erjona dhe Salsano zbuluan edhe më shumë për njëri-tjetrin publikisht. Ata u vunë të dy në një lojë, përmes së cilës duhet të tregonin pikat më “të forta” dhe “të dobëta” të njëri-tjetrit.

Mes të tjerave, Erjona rrëfeu edhe shakanë më të tmerrshme që Salsano i ka bërë. Siç tha ajo, plot 12 vjet më parë, ajo mori një telefon nga policia dhe pas saj “u fut brenda”: “Më mori policia, më futi brenda dhe pastaj më tha “gëzuar ditëlindjen”” – tha me të qeshur, por ende dukej që ishte me inatin e 12 viteve më parë. Ndërsa Salsano tregonte me krenari që ajo ishte një ngjarje shumë e bukur, Erjona kujton se ai dhe e motra e saj vazhdonin të qeshnin, ndërsa aktorja ishte ende me gjak të ngrirë: “Ime motër i tha “mos e bëj, se nuk do të të flasë gjithë jetën”.

Ishte një shaka e keqe, “e tmerrshme” që, në fakt, mbetet gjithsesi një surprizë e bukur: “Si mund të jesh kaq i sëmurë?” ishte pyetja e moderatores për Salsanon, kur mësoi se Erjona e kishte përjetuar me gjak të ngrirë të gjithë këtë: “Po aty është e bukura” – ishte përgjigjja e menjëhershme e Salsanos që vazhdonte të këmbëngulte se ajo ishte një surprizë shumë e bukur….

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • axhend: 12/12/2023 10:10

    palaco cun je o salsano shpirt keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg