Ermal Mamaqi vjen ndryshe këtë herë. "Ditët e mija", titullohet kënga më e re e prezantuar prej tij, që është sa gazmore aq edhe prekëse. Në të Ermali ka bërë një panoramë të jetës së tij, duke përcjellë një mesazh shumë të qartë që secili duhet ta marr jetën ashtu siç i vjen. Teksti dhe muzika janë realizuar nga kantautori Pirro Çako, ndërsa video është realizuar nga Pro Video. Pjesë e këtij klipi është edhe bashkëshortja e tij Ami, të cilin ai e cilëson si gjysmën e tij. Sigurisht që edhe në këtë këngë nuk mund të mungonin dozat e humorit. Pjesë e saj janë bërë edhe aktorët e humorit të “Apartament 2XL”, të cilët sjellin gjithnjë humor me batutat e tyre. Jo vetëm aktorët por edhe miq të tjerë të Ermalit, janë pjesë e kësaj kënge. Aty shohim Dr.Florin, por dhe kantautorin Pirro Çako i cili është një nga miqtë e ngushtë të Ermalit. Kënga "Ditët e mija" vjen shumë bukur edhe në këtë atmosferë festash. Në një prononcim për “TH&TH” Mamaqi tregon disa detaje të idesë dhe realizimit të klipit të tij më të fundit.
Ermal pas debutimit në "Kënga Magjike" vini këtë herë me një këngë të re ndryshe nga ato që jemi mësuar t'iu shohim, pse kjo zgjedhje?
Shpeshherë unë bëj këngë për të rinj, por këtë herë vendosa të vijndryshe dhe me një këngë që i përshtatet më tepër moshave të mëdha. Pra atyre që i kanë kaluar të 30-tat. Atyre që nuk do t'u pëlqejë kjo këngë dhe që nuk do ta publikojnë në rrjetet sociale, do të thotë që nuk iu ka pëlqyer, por ata që do ta pëlqejnë vërtetë janë njerëz mevlera (qesh). Bëj shaka unë kam sjellë një këngë për ata që janë nostalgjikë për periudhën e adoleshencës.
Ku është realizuar klipi?
Klipi është realizuar në Durrës dhe në një lokal të ri në Tiranë, i cili quhet "Dream City", të cilët dua t'i falënderoj nga zemra.
Pjesë e klipit kanë qenë edhe bashkëpunëtorët tuaj të "Apartamentit 2XL" si dhe miq artistë. Janë ata miqtë tuaj më të mirë në jetë?
Ata që janë aty janë vërtetë miq të afërt dhe të mirë, por kam edhe miq të tjerë që nuk mund të vinin aty. Nëse do të numëroja miqtë e mi ata janë të shumtë në numër dhe nuk do të mjaftonte as një stadium për t'i mbledhur jo më një shtëpi. Sa bukur që kam folur (qesh).
Po për Amin çmund të më thuash?
Asgjë nuk ka ndryshuar (qesh).
Është Ami gjysma juaj ashtu siç e keni përmendur dhe në këngë?
Patjetër që po Ami përbën Ermalin e plotë.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

nostalgjikët e adoleshencës"">