Madje shumë shpejt pritet që ata të dy të bëjnë një këngë me motive nga veriu i Shqipërisë. Xhirimet e klipit janë bërë në fshatin Vuno dhe në të shihet Ermali në rolin e djalit të dashuruar, ndërsa Bora Zemani në rolin e vajzës, e cila duhet të marrë leje nga familja për të takuar djalin.
Madje pa u martuar as një puthje nuk mund të shkëmbejnë me njëri-tjetrin. Ndërkohë këngëtari dhe aktori, Mamaqi së fundmi ka hapur edhe një studio produksioni në të cilën bashkëpunon me Dr. Florin, Edlir Begollin, Pirro Çakon etj. Ajo që vihet re dhe që kemi mësuar është se Ermali edhe pse ka ikur nga Apartamenti 2XL do të vazhdojë të bëj humor, por jo në skenë por me anë të klipeve të tij.
Këtë ai e ka shprehur shpesh edhe me shaka në tavolina me miqtë e tij, se humorin mund ta sjell po aq mirë në klipe sa edhe në skenë. Ndërsa karriera po shkon më së miri, e tillë është edhe jeta private e Ermalit. Ai shumë shpejt pritet të bëhet baba dhe të dy me Amin janë mjaft të lumtur për këtë ndryshim të rëndësishëm që po ndodh në jetën e tyre.
Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)