Ermal Meta la pas një katastrofë njerëzore

Ermal Meta la pas një katastrofë njerëzore

Ermal Meta

Disa nga fëmijët më të lumtur në 1 Qershorin e djeshëm ishim ne të rriturit që po meziprisnim daljen e Ermal Metës në skenë. Nata e 1 qershorit ishte e nxehtë dhe e ngrohtë. E nxehtë nga temperaturat dhe e ngrohtë nga ndjesitë. Kështu, për t’i lehtësuar pak të dyja këto njerëzit në shesh pinin birra apo ujë.

Ermali këndoi për rreth 2 orë, luajti piano e disa kitara. Deshi dhe e deshën. Disa u kënaqën, kurse të tjerë panë shtrembër disa që kënaqeshin. Telefonët nëpër ajër filmuan shumë fragmente që u shijuan më pak për faj të ekraneve të vogla që na pengonin të shikonim kaçurrelat e Ermalit, ama zërin nuk ia pengonte dot asgjë. Futej direkt në kokat dhe zemrat e kujdo që deshën ta dëgjonin.

Pak pa mbaruar 1 Qershori, Ermali këndoi të fundit këngë dhe festa mbaroi. Pa të shtyra, njerëzit filluan të largohen. Sa më shumë zbrasej sheshi aq më plot dukej. Plot e përplot me mbeturina. Kanaçe birrash e shishe uji të flakura në secilën pllakë a gur të ardhur nga çdo cep i Shqipërisë. Katastrofike!

E tillë ka qenë pamja në mëngjesin e një 13 qershori në kishën e “Shën Ndout” në Laç. Qindra njerëz kishin kaluar natën mbi gurë, por me të lindur dielli çdo lutje u zbeh. Mbeturina të gjithëfarëllojshme i tundte një erë e lehtë nëpër ajër, e unë lutesha që këta lutës të ishin pak më të drejtë me natyrën. Lutesha për një mrekulli…ajo mrekulli nuk ndodhi. E pashë edhe mbrëmë në Tiranë, kishte marrë formën e katastrofës. “Haram” kultura, muzika, dukja, celularët…turp të na vijë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës