Këngëtari shqiptar Ermal Meta është nisur për në Itali ku ka takuar Rita Orën. Në koncertin që Rita mbajti në Verona nuk kishte si të mungonte dhe Ermal Meta. Ai ka postuar një foto me Rita Orën me mbishkrimin “Shqiptarë”.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet e fansave pasi janë të mrekulluar për faktin që janë gjithmonë të bashkuar dhe tregojnë unitet.
Ndër komentet pozitive spikat njëri prej tyre ku shkruan: “Nga Eurovizioni, Amici e Sanremo! I bekuar mes femrash. Po çfarë ju japin të hani në Shqipëri”?
Kjo tregon që Ermal Meta dhe Rita Ora adhurohen nga mijëra fansa nëpër botë.
(Postim i Ermal Metës në Instagram)