Ermali-Gentës: Ti pëlqen
dikë brenda shtëpisë

Ermali-Gentës: Ti pëlqen<br />dikë brenda shtëpisë
Banorët grumbullohen rreth tavolinës për të darkuar, duke hedhur batuta dhe duke qeshur me njëri-tjetrin. Ndërkohë që Floriani dhe Ermali janë te pishina, duke luajtur me damë.

Gentiana dhe Albulena shkojnë afër pishinës dhe fillojnë të bisedojnë me Ermalin, që është ende atje. Gentiana përdor fjalë karakteristike të dialektit të saj dhe Albulena e Ermali qeshin edhe pse nuk i dinë kuptimin. Gentiana thotë se mezi po e pret të shtunën, pa e fshehur ankthin, nëse ndodh që të dalë ajo nga shtëpia.
Ajo bën shaka, duke i propozuar Ermalit që të lidhen bashkë, për të rritur audiencën dhe kur të dalin nga shtëpia, nuk ëhstë e thënë që të jenë sërish bashkë. Ermali e merr me sportivitet dhe qesh, duke i thënë se ajo pëlqen dikë tjetër brenda shtëpisë. Gentiana e sqaron, duke i thënë: “Ata që rrinë indiferentë, të intrigojnë më shumë”. Ajo thotë se është e aftë që ta bëjë për vete dhe të mund të krijojë një lidhje me të, por nuk është ai tipi që ajo pëlqen.

Gentiana tregon se ka pasur një lidhje që ka zgjatur gjashtë vjet, por tashmë nuk e konsideron vetën të lidhur me të, megjithëse e di që ai po ndihet shumë keq.
Gentiana tregon se ka vuajtur shumë në jetë, por është munduar që të lërë pas krahëve gjithçka dhe sipas saj, kjo forcë e ka bërë që të ecë përpara. “Nuk ia vlen që të vuash për asnjë njeri”, shprehet ajo.
Gentiana dhe Albulena vazhdojnë të bisedojnë afër pishinës, duke kujtuar personazhe të edicioneve të mëparshme të Big Brother-it.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane