Ermela Mezuraj: “Unë “banorja” e
parë e Big Brother 5”

Ermela Mezuraj: “Unë “banorja” e <br />parë e Big Brother 5”
Vitin e kaluar, do të ishte Ermela Mezuraj fituesja e edicionit të 4 të Big Brother Albania, duke u shndërruar kështu në femrën e parë që fiton këtë reality show. Jo vetëm gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë më të famshme, por edhe jashtë saj, ajo do të ishte në qëndër të thashethemeve dhe polemikave.
Pas daljes nga Big Brother Mezuraj, do ta gjente veten në faqet e para të shtypit rozë, e komentuar për lidhjen e saj me ish-banorin e BB4 Ervin Sinjari. Lidhja mes tyre nuk përfundoi me një fund të lumtur pasi çifti u nda për shkak të mosmarrëve¬shjeve të njëpasnjëshme. Ermela Mezuraj është përfolur gjithashtu edhe për problemet e saj familjare. Pak ditë më parë Gerta Mezuraj, motra e ish-fitueses së programit “Big Brother Albania 4”, Ermela Mezuraj, u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Tiranës. Ajo u deklarua e fajshme për vjedhjen e një shume prej afro 67 mijë eurove me 14 dhjetor 2010, para të cilat ishin xhiroja disaditore e një agjencie udhetim¬esh ku ajo vet ishte e punësuar. Po sipas vendimit të gjykatës, Gerta Mezuraj dhe Rodrig Malaj janë të detyruar të dëmshpërblejnë administratoren e agjensisë së udhëtimeve që grabiten me nje shume prej 27 mije euro.
Në një intervistë për suplementin THASH& THEM Ermela Mezuraj, zbulon se do të hyjë e para sonte në mbrëmje në shtëpinë e Big Brother Albania, por nuk preferon të japë detaje, pasi dëshiron që kjo të mbetet surprizë për publikun shqiptar. Ajo thotë që shtëpia e Big Brother i mungon shumë, dhe se e ndjen veten gjithnjë e më shumë pjesë të saj. Por nuk heziton të thotë se nëse do të kthehej përsëri do të luante më ashpër dhe më fortë. Duke e ndalur te thashethemet për jetën e saj, Mezuraj shprehet se ato nuk do të përfundojnë kurrë.

Sot nis në Top Channel , edicioni i 5-të i Big Brother Albania . A do ta ndiqni me kuriozitet edicionin e sivjetshëm?

Me kuriozit¬et????? Me shumë se gjithë vitet e tjera. Tani do porosisë kafen në shtëpi se nuk dua të humbas asnjë pjesë të tij.

Ti rikthemi edhe njëherë eksperiencës suaj në Big Brother, sa ju ka munguar?

Di të them që ka kaluar një vit dhe akoma nuk më ka ikur efekti “Big Brother”. Kjo për faktin se dhe realiteti jashtë është një “Big Brother”, ku njerëzit intrigojnë bëjnë thashetheme etj . Më mungon shumë ajo shtëpi me të mirat dhe të këqijat e saj. Gjithmonë më është dukur sikur unë i përkas dhe ajo shtëpi më përket, por sa keq nuk ja bej dot hipotekën.

Nëse do të riktheheshit edhe njeherë do ta ndryshonit taktikën e lojës suaj?

Zakonisht thuhet , “të bëhem edhe njëherë nuse pa do di une si të nusëroj. Tani ja morëm dorën. Duke qënë fituese ke një siguri më shumë besoj se do veproja me rëndshëm sesa kam bërë.

Duhet thënë që “Big Brother Albania”, ju bëri një njeri të famshëm. Ka qënë kjo një gjë e pozitive apo negative në jetën tuaj?

Prisja që të më sillte më shumë por në fakt nuk solli asgjë më shumë, se disa shkrime në gazeta. Është për të ardhur keq.

A vazhdojnë t’iu përndjekin thashethemet edhe tani që ka kaluar një vit nga mbyllja e BB4?

(Qesh) . Para një jave lexova një shkrim diku me titullin, “Ermela bën pushime në Voskopojë dhe kishte marr 45.987 pëlqime. Për tu habitur po besoj se nuk kanë për të hequr dorë kollaj.

Po përsa i përket jetës suaj private, çfarë të rejash kemi?

Jetojë lumturisht mirë, kaq mua më mjafton.

Keni ndonjë plan sa i përket televizionit?

Pres , na shkoi tërë jeta pritje.

Do të dëshironit që edhe ky “Big Brother”, të fitohej përsëri nga një femër?

E rëndesishme është ti jepet me meritë fitorja atij, që luftoi për çmimin. Nuk ka rëndësi nëse do të ishte mashkull apo femër apo mashkull.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike