Ish konkurrentja e “BBV” Ermiona Lekobello, është tashmë e njohur nga publiku për karakterin e saj dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të kritikuarit.
Që pas përjashtimit të saj nga shtëpia e “Big Brother” , ajo ka bërë deklarata të forta për të gjithë banorët e në veçanti për Kiarën dhe Luizin.Ajo ka treguar deri më tani se e mbështet fort Luiz Ejllin, madje e ka cilësuar këtë të fundit edhe si fituesin e këtij edicioni.
Mirëpo ajo nuk është kursyer me komentet ndaj partneres së tij Kiarës, ku shpesh e ka kritikuar dhe nuk ka ngurruar t’ja thotë në sy mendimin, madje së fundmi këtë e ka bërë edhe në rrjetet sociale.
Në foton e fundit që Kiara ka postuar në rrjetet e saj sociale pas propozimit dhe daljes nga shtëpia, duket unaza me të cilën Luizi i propozoi.Mirëpo edhe këtë veprim Ermiona e ka parë të papërshtatshëm dhe e ka këshilluar moderatoren mos të japë shumë shpjegime por ta shijojë pa masë historinë e saj të dashurisë me Luizin.
Natën e propozimit urimi i saj për çiftin nuk mungoi, ajo i uroi lumturi dhe jetë të gjatë të dyve krah njëri tjetrit.
“Përshëndetje. Shumë urime Luit me Kiarën. Ju uroj një jetë të gjatë dhe të lumtur bashkë dhe tani në kokë të beqarëve që aq shumë duam të jemi dy, por aq më shumë duam të jemi vetëm ose mbase me ndonjë mace ose me ndonjë qen”, u shpreh ajo.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U përfol se ishte dhunuar në një lokal, Luiz Ejlli: Lajm i pavërtetë! S'keni as etikë as moral (VIDEO)
3 Shkurt, 17:06
-
Pas urgjencës mjekësore, Loredana kthehet në shtëpinë e BBVA
18 Janar, 19:17
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse
12 Janar, 16:06
-
Vrasja e Martin Canit, Luiz Ejlli i dedikon këngën e ndjerë: Në qiellin e trishtuar, drita u shua
12 Janar, 08:18
-
E divorcuar, me një fëmijë dhe e famshme në Tiktok, kush është vajza që tradhtoi banorin e 'Big Brother VIP Albania 4'
28 Dhjetor 2024, 13:56
-
Gili dhe Redoni tërhiqen nga 'Big Brother VIP', Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë
26 Dhjetor 2024, 14:58
-
Skena dhune pak ditë pas fillimit të 'BBV4'! 'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Laert Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 13:55
-
Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari
26 Dhjetor 2024, 12:57
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor 2024, 22:45
-
Nga aktorë, gazetarë dhe këngëtarë! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’
22 Dhjetor 2024, 09:38
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor 2024, 13:28