Ermir Lenjani firmos në Francë: Më
2016 vij me Kombëtaren në Europian

Ermir Lenjani firmos në Francë: Më<br />2016 vij me Kombëtaren në Europian
Tashmë është edhe zyrtare, Ermir Lenjani ka kaluar testet mjekësore duke firmosur një kontratë 2 vjecare me ekipin e Renne që militon në Ligue 1. Ditën e martë Lenjani është prezantuar nga trajneri Philipp Montainer. Pas firmës në kontratën e re, kosovari me pasaportë shqiptare që është pjesë e kombëtares kuqezi u shpreh se “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ky është një hap i ri në karrierën time. Gelson Fernandez dhe Pedro Henrique më kanë folur pak a shumë për klubin dhe për qytetin. Po pres me padurim të zbuloj Ligue 1.

Bëhet fjalë për një kampionat kompetitiv. Do të jap më të mirën time te Renne” deklaroi për faqen zyrtare të ekipit francez. Ndërsa në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Lenjani u shpreh se “Dua t’ju njoftoj se nga sot jam me skuadër të re dhe do të luaj në një kampionat të madh evropian. Kuq e zi në Kombëtare, kuq e zi tani edhe me klub, pasi për kam nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me ekipin francez Stade Rennes. Falënderoj ish-skuadrën time ST.

Gallen për vitet që kalova aty dhe ju uroj suksese, ndërsa mua më prêt një aventurë e mrekullueshme në Rennes. Këtë vit erdha i vetëm në Francë, vitin tjetër do vij bashkë me Kombëtaren në Euro 2016”shkruan ai. Me fjalë pozitive ka folur edhe trajneri që i ka thurur elozhe kosovarit. “Ne e dinim që do të luante dhe e ndoqëm nga afër në ndeshjen me Francën. Lenjani është një futbollist i kombëtares së Shqipërisë dhe i mësuar të luajë në kompeticione të niveleve të larta" deklaroi tekniku. Lenjani do t'i shërbejë shumë klubit në krahun e majtë me largimin e Cheikh M'Bengue për të marrë pjesë në Kupën e Afrikës.
 

d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'