Ermir Lenjani ka lënë pas ditët e këqija të edicionit të kaluar, teksa tani po kalon një moment shumë të mirë në kampionatin francez të futbollit pas kalimit nga Rene te Nantes, ku debutoi me gol duke i dhuruar ekipit fitoren.
 
Paraqitja e mirë është shpërblyer nga prestigjiozja franceze, “L’Equipe” e cila në formacionin më të mirë të javës në kampionat e rreshtoi në krahun e majtë të mbrojtjes në krah të brazilianit të PSG, Thiago Silva.
 
Rikthimi i fuqishëm që bëri në Francë pritet edhe nga De Biasi në kombëtare për ndeshjet e shtatorit.
Ermir Lenjani


d.b/shqiptarja.com