Ermonela Jaho, 450 mijë euro për bamirësi

Ermonela Jaho, 450 mijë euro për bamirësi
Vetëm pak ditë më parë sopronoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ka arritur të grumbullojë me zërin e saj në një koncert bamirësie plot 450 mijë euro. Një shifër e konsiderueshme, e cila tregon edhe anën humane të këngëtares lirike, e cila po shkëlqen në skenat botërore. Shifra është publikuar nga vetë artistja për një mikun e saj nëpërmjet faqes personale të internetit. “Shumë mirë, arritëm shifrën 450.000 euro dhe ky është konfirmimi i asaj që u bë, më shumë sesa ana artistike”-pohon artistja. Asaj i është dashur të udhëtojë nga larg drejt Kosovës për këtë koncert dhe duket se mundimi ja ka vlejtur. Jaho ka kënduar krah mexosopranos kosovare Flaka Goranci dhe tenorëve Riad Ymeri dhe Ramë Lahaj, ku të gjitha të ardhurat kanë shkuar në ndihmë të fëmijëve në nevojë në Kosovë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg