Ermonela Jaho, dy nominime për OPUS CLASSIC 2021: Nominohet Këngëtarja e vitit dhe për vokalin në albumin e ri të saj “Anima Rara”

Ermonela Jaho, dy nominime për OPUS CLASSIC 2021: Nominohet Këngëtarja e vitit dhe për vokalin në albumin e ri të saj “Anima Rara”

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare

TIRANË- Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore është nominuar këngëtarja e vitit për OPUS CLASSIC 2021. 

Lajmin e gëzuar ajo e ka ndarë sot me miqtë e saj në facebook përmes këtij statusi të shkruar në gjuhën angleze:  “-Faleminderit OPUS KLASSIK për përzgjedhjen e CD-së Anima Rara me dy nominime:

1) Këngëtarja e vitit @ermonelajaho

2) Album vokal solo. Anima Rara.

Anima Rara”, albumi debutues i Ermonela Jahos, eksploron muzikën e mbështetur nga Rosina Storchio, një nga sopranot lirike më karizmatike të epokës së verizmit.

Në “Anima Rara” Ermonela interpreton 14 arie, të cilat në një orë e 10 minuta sjellin muzikën klasike më të vlerësuar në botë.

OPUS KLASSIK është çmimi i ri për muzikën klasike në Gjermani që synon promovimin e muzikës klasike dhe vlerësimin e artistëve.   Ermonela Jaho ndërkohë është fituesja e një sërë konkursesh ndërkombëtare. -Më 1997, “Giacomo Puccini” në Milano; – 1998, “Spontini” në Ankona; – 1999, “Zandonai” në Rovereto; – më 2000 merr çmimin e artistit më të mirë lirik në Festivalin e Weksfordit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar