Sopranoja  shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho shkëlqen në skenën e Festivalit Peralade në Spanjë.

Në edicionin e 31- të këtij festivali kanë marrë pjesë artistët më me ndikim nga e gjithë bota.

Ermonela Jaho ka mrekulluar audiencën spanjolle  në shfaqjen operistike “Madame Butterfly’.

Kanë qënë pikërisht mediat spanjolle të cilat e kanë vlerësuar artisten shqiptare duke e krahasuar me Maria Callas, një krahasim ky që e ngre edhe më shumë figurën e sopranos e cila ka pushtuar tashmë skenat më prestigjioze në të gjithë botën.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com