TIRANE - Fan Noli dhe kabineti i tij i gjetën institucionet e ruajtura nga forcat ushtarake që mori në drejtimin e tij Ndokë Gjeloshi. Ndoka merr në Tiranë këtë telegram më 11 Qershor 1924: “Oficerit shembull qi me guxim heroik ia zbardhi faqen Shkodrës, paraqesim, shprehimet e admirimit tonë. Luigj Gurakuqi, Ernest Koliqi Shuk Gurakuqi”.
Toger Gjeloshi, pas urdhërit që mori telegrafisht prej Rexhep Shalës, qe emëruar Komandat i Përgjithshëm i Tiranës deri në urdhërin e ri[1]. Kapiten Mark Raka, pasi mori vesh hyrjen e krerëve të Ushtrisë Kombëtare në Tiranë, pesë orë pas kësja niset me 15 ushtarë dhe me një automobil drejt Tiranës, “ndërsa fuqia tjetër po i shkonte mbrapa, duke udhëtuar me të shpejtë”[2].
Gjithnjë, duke iu referuar shtypit të kohës arrijmë të mësojmë se: Ditën e enjte në 13 e 30 min., komandanti i veprimeve të veriut Rexhep Shala, niset për në Tiranë, “Ai u përcuell nga përfaqësuesit e asambleistëve të Shkodrës Hafiz Brahim Repishti, Luigj Gurakuqi e Pjetër Bumçi, u përcuell prej përfaqësuesve te Asambleistëve të Kosovës, Dr. Fahri Dervish Mitrovica, prej përfaqësuseve të parisë se Shkodrës At Gjergj Fishta, Noc Çoba, Lazer Shantoja, ashtu si dhe prej perfaqesuesve të parisë së Kosoves Hasan Prishtina e Hysen Curri”.
Drejt Tiranës mësynë forcat e Jugut nga Vlora nën Komanden e Nënkolonel Kasëm Qafzezit, nga Fieri Aziz Çami nga Përmeti Shefqet Korça me Koço Tasin dhe Leonidha Frashrin, bashkohen me fuqitë e Kapiten Riza Cerovës, vazhdojnë marrshimin duke zaptuar Beratin, më pas Lushnjën.
Ndërsa Bajram Curri sulmoi nga verilindja, duke sfiduar qëndresën e forcave të Muharrem Bajraktarit. Disa gazeta amerikane, të cilave u referohet gazeta shqiptare “Dielli” që dilte në Boston shkruanin: “London 3 qershor, “Nacionalistët shqiptarë zaptuan Tiranën të hanën pas një lufte në të cilën u vranë 100 veta”, sipas ca lajmesh nga Brindizi, të raportuara aty me anë të agjensisë se lajmeve të Romës[3].
Në Shqipëri mbretëronte një situate kaosi luftarak, prandaj nuk kanë si të merren të mirëqena këto shifra që nuk duken aspak bindëse dhe nuk rezultojën si të tilla në dokumentat e arkivave tona.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com