Ernestina Halili vjen me “Bibliografia
e Dramës së Botuar Shqipe”

Ernestina Halili vjen me “Bibliografia<br />e Dramës së Botuar Shqipe”
“Bibliografia e Dramës së Botuar Shqipe”, quhet libri më i ri i botuar na gazetarja Ernestina Gjergji Halili.

Një libër të cilin gazetarja e njohur ja dedikon djalit të saj, Kejdi Halili, i cili ndërroi jetë tragjikisht në një aksident me motor disa muaj më parë.

libri ernestinas

Plot dy vite kërkime përmblidhen në këtë libër mjaft i veçantë, ku numërohen 1412 tituj veprash të gjinisë dramatike.

Studimi u bazua në prodhimin dramatik të autorëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Turqi, Rumani, Bullgari, Greqi, Itali, SHBA, Kanada etj, duke e shqyrtuar dramën si gjini, të shprehur në kategoritë e mëdha dramatike të saj, tragjedi, dramë, komedi, por edhe në zhanre të tjera letrare brenda gjinisë si; tragji-komedi, komedi e zezë, skeçe etj.

Rezultati i punës kërkimore është prezantuar në formën e bibliografisë kronologjike, ku përmes të dhënave të botimit të gjinisë dramatike, shihen edhe aspekte të tjera të zhvillimit, si dhe ecurisë së kësaj gjinie të botuar në vite.
libri ernestinas

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë