“Duhet një ndërhyrje patjetër, që të shpëtojë turizmi, përndryshe në jemi të falimentuar. Meqe jam banor i vjetër e di shumë mirë, mbi 50m është afuar deti. Po nuk vuri dorë qeveria, sikur edhe bashkë të ishim bërë, të bënim një skalierë këtu dhe secili të mbronte zonën e vet. Po të na jepte një leje qeveria do ishte shumë më mirë”, shprhet njëri nga banorët.
Ambjentalisti Jak Gjini, e vlerson situaten e krijuar si tejet alarmante, duke kërkuar që të merree masa të menjehershme.
“Kur shikon këtë pamje me një ritëm të jashtëzakonshëm të përparimit të detit, në drejtim të tokës duke e tjetërsuar këtë mjedis me vlera të pazëvendësueshme natyrore. Gjithmonë duhet të mendojmë se si ta parandalojmë. Masa kryesore për ta parandaluar këtë situatë për ta amortizuar, stopuar këtë gjendje është vetëm ndërtimi i dallgëkthyeseve pasuar me ribërjen e dunave artificiale dhe mbjelljen e tyre.
Prej vitit 2003, erozioni ka qenë shumë agresiv në bregdetin e Kunes, e kjo ka bërë që deti të avancoje drejt tokes më të pakten 30 metra. Këtë e dëshmon zhdukja në uje e bunkereve që dikur qëndronin e që sot janë mbuluar nga uji.
[gallery]25736[/gallery]
e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO










