Errësuan xhamat e mjeteve pa leje nga DPSHTRR, Gonxhja: Për 6 muaj janë gjobitur mbi 4 mijë drejtues mjetesh

TIRANË- Në 6 muajt e parë të vitit 2022, drejtuesve të mjeteve u janë vendosur 4 625 gjoba për errësimin e xhamave të makinave pa marrë lejë nga DPSHTRR. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, bën apel për respektimin e normës së errësimit të xhamave, ndërsa publikoi dhe një rast të falsifikimit të dokumentacionit për vendosjen e xhamave të errët, çka solli prangosjen e pronarit të mjetit, i është u dënuar me 4 muaj burg, por i është konvertuar në 8 muaj shërbim prove.

Gonxhja iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos errësojnë xhamat pa marrë leje, pasi policia ka nisur kontrolle të ashpra dhe nuk do të tolerojë asnjë drejtues i cili paraqet certifikate falso, apo që ka errësuar xhamat mbi përqindjen e lejuar.

“Errësimi i xhamave të autoveturave, përtej normave, pa u certifikuar nga DPSHTRR ose me dokumente të fallsifikuara do t’ju hapë telashe të mëdha! Ndër fotot, rasti i një të dyshuari për falsifikim të certifikatës së miratimit të xhamave të errësuar, kallëzuar në Prokurori, referuar në Gjykatë, e cila ka vendosur dënimin me 4 muaj burg, ulur me dënimin përfundimtar me 8 muaj shërbim prove, ku në këto 8 muaj qytetari nuk duhet të kryejë asnjë shkelje tjetër, se shkon në burg! Policia Rrugore dhe Policia e Shtetit kanë nisur kallëzimet penale për rastet e certifikatave falso si, edhe po intensifikojnë kontrollet me matësa elektronik të ofruar nga DPSHTRR, paralel me komunikimin me sistemin e-DPSHTRR LIVE, për evidentimin e respektimit të % së tejçueshmërisë së dritës sipas rregullores së bazuar në Udhëzimin e MIE! Për kundërvajtësit, vetëm për periudhën Janar - Qershor 2022 janë vendosur 4,625 masa administrative për nenin 72/12 të Kodit Rrugor, ndërsa Qendrat e Kontrollit Teknik pranë DPSHTRR kanë refuzuar dhe hequr filmat errësues nga 8.4% e 250 mjeteve të testuara për këtë 6-mujor, që janë konstatuar me errësim mbi normat ose pa certifikimin e duhur, rrjedhimisht pa paguar tarifat përkatëse", shkruan Gonxhe. 

Për xhamat e përparmë anësorë, të drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit, parashikohet nivel tejçueshmërie drite jo më pak se 50%. Për xhamat e pasmë anësorë dhe xhamin fundor, tejçueshmëria e dritës mund të jetë nga 10% deri në 70%. Nuk lejohet errësimi i xhamit të përparmë ballor të mjetit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 03/09/2022 13:59

    O gonxhe po autobuzet tuaj qe ke ne pronesi sa nuk e kane kaluar kolaudimin,ke bllokuar ndonje autobuz tendin qe i ke blere ne varreza me kg.

    Përgjigju
  • KASHARI: 12/08/2022 13:27

    Cfare turpi si del e flet e ben shou kot kush e ha kete qe ben o hajdut as spaku spo di nga te kape nga tenderat qe ke bere e bekimin e ostres se gjate kancerit te shqiperise. hajdut ordinerne kohe pandemie bere rikonstruksion drejtote ne te gjithe shqiperine turp pse ste fusin pas hekurave bastarti i liqenit hape digat o plere

    Përgjigju
  • Agjenti: 12/08/2022 12:40

    Ky i jep tendera kompanise se vet dhe asnje nuk e heton

    Përgjigju
  • Goni: 12/08/2022 12:17

    Ik o gonxhe qe permbyte tiranen merresh me xhamat dhe nuk merresh me aksidentet e perditshme qe vijne nga paaftesia juaj dhe vartesve te tuaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë