KOLONJA, DIKUR ME RILINDAS, SOT ME LISTA BUKE
Rama ka kujtuar dhe ka bërë krahasimin se, "Kolonja është një truall, që i dha shumë Shqipërisë, kulturës dhe arsimit, por sot familjet e zakonshme nuk kanë bukë për të ngrënë dhe zënë radhën për të shkruar emrin në listat e borxheve, të mbijetojnë duke pasur këto fusha të mahnitshme".
Rama ka nxjerrë si përfundim se "njerëzit vuajnë, pasi në këtë vend nuk ka shtet dhe shteti ka ikur nga sytë këmbët, ndërsa njerëzit gdhihen dhe ngrysen me vështirësi të panumërta dhe sakrifica të panevojshme, sepse institucionet e shtetit nuk ekzistojnë".
23 qershori dita për të vendosur jo fitoren e një pale ndaj një pale tjetër, nëse Shqipëria do vazhdojë rrugën e rrënimit apo do të hapë rrugën e re për një Rilindje shqiptare.
"23 qershori është dita për të vendosur jo kush do fitojë, Saliu apo Edi Rama, PS apo PD, por a do ta kenë shqiptarët pushtetin në qafë apo ta kenë qeverinë në krah të tyre? A do vazhdojnë të vuajnë më shqiptarët për ujë, të thahen për ujë apo përmbyten, apo Shqipëria do t’i japë fund legjendës së ujit e të lahen vetë, të ujisin tokat si gjithë popujt europianë", tha Rama.
SHQIPËRIA, SI NË VARGJET E FAN NOLIT
Rama ka kujtuar se Shqipëria sot ka mbetur te vargjet e Fan Nolit. Pa e cituar saktë, duke përmendur mungesën e ujit apo analfabetizimin pak më vonë, duket se Rama ka pasur parasysh vargjet "pranë detit i palarë/pranë dijes i panxënë".
Rama ka thënë se, "kjo në një kohë që e mendonim të shkuar njëherë e përgjithmonë kohën e largët të mungesës së ujit, të mungesës së shtetit, pa të cilin njerëzit ndihen vetëm, të rrezikuar apo goditen nga vështirësitë dhe krimi që ka marrë kot anembanë".
Pretendenti për kryeministër ka premtuar se "çdo metër tokë buke të ujitet dhe të kullohet, e shqiptarët mos shohin mundin e tyre ta marrë lumi".
Ai ka kujtuar se këtë herë njerëzit kanë mundësi të votojnë për vete përpara se të votojnë për partitë". Rama i është drejtuar çdo prindi, që sipas tij, duhet të mendojë, se ç’do të bëjë me votën e tij. "Do të shkojë ta hedhë votën, që të qeverisë njeriu që është përgjegjës për 57% anafabetë funksionalë tek 15-vjeçarët apo që të ndalet ky rrënim?", pyeti Rama.
VOTA NË FSHAT, MË E QARTË SE ÇDO HERË
"Është më e qartë se çdo herë tjetër vota në fshat; të mbajmë Ridvanin në qeveri, ndërsa këneta e Maliqit zgjerohet vit pas viti, apo të votojmë për të hequr akcizën e naftës dhe të qarkullimit të naftës, për heqjen e taksës mbi makineritë, e për të garantuar që asnjë kilogram prodhim mos mbetet në dhomën e gjumit apo banjo, por të dalë në treg. Asnjë kg qepë e patate të mos hidhet në lumë, por të dalë në treg", u tha shqiptarëve Rama.
Një votë për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja, epokën e një Shqipërie, që ka mbetur peng para televizorit, ku një gjysh me antiplumb me 200 roje tregon përralla nga mëngjesi në darkë, nga një Shqipëri tjetër, që Zoti e ka bërë të bukur dhe të begatë, që ky popull të jetojë i lirë dhe në mirëqenie.
A nuk mendoni se 20 e kusur vjet, një çerek shekulli janë mjaft për të thënë mjaft duke brohoritur gjyshin me anti-plumb dhe që heq mësuesit nga puna nëse nuk paraqiten te kuadrati i sheshit. Për t’i çliruar nga kthetrat e çdo pushteti. Për të mos pasur më kurrë mësues, mjekë, infermierë, që varen jo nga dijet, përkushtimi i tyre, por nga buka e gojës, ku i mban peng pushteti.
SHESHI I ERSEKËS DO TË JETË I RINDËRTUAR
"Ju jap fjalën, se pas 4 vitesh ky shesh do jetë i rindërtuar. Kur të mblidhemi këtu në këtë shesh të gjithë ju, edhe më shumë se kaq, do ndiheni më mirë, se nuk do ketë më toka që nuk ujiten, toka që nuk punohen, prodhime që kalben në tokë apo mësues që jetojnë me frikë në zemër, por mësues që do t’i zgjedhim bashkë; qeveria dhe komuniteti i prindërve dhe kujdestarë të një brezi të shkolluar, të barabartë në BE, e jo të dorës së dytë dhe të tretë, që nuk dinë të lexojnë dhe shkruajnë", tha Rama.
Ai e ka mbyllur fjalën, duke thënë: Rrofshin gjithë familjet e ndershme, që jetojnë me tokën, që meritojnë një qeveri, që të lartësojë dinjitetin e punës dhe emrin e Shqipërisë. Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë".
ZAMIRA KITA
Vendi im i origjinës. Me krenari e them: Jam kolonjare. Jam e lumtur që jam në skuadrën fituese të Rilindjes, spse ne do ta sjellim Rilindjen, jo ata që trumbetojnë ndryshimin. Patën 8 vjet, pse nuk i ndryshuan gjërat, por e shkatërruan.
ARDIT KONOMI
Duhet të punojmë shumë, mbajmë fort mbështetjen gjatë fushatës dhe për realizimin e projekteve tona madhështore.
ANA VERRUSHI
Sot Edi Rama është bashkë me ne, ekipin e fituesve të deputetëve të qarkut të Korçës. Ftoj të gjithë ju që kërkoni Rilindje, të votoni PS në 23 qershor, pasi PS angazhoht ta bëjë Kolonjën dhe gjithë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë fëmijët, nënat, për të Zënë vendin që meritojnë në shoqëri. Për gJithë fermerët që mundI i tyre mos shkojnë kot, për investitorët vendas dhe të huaj, që të mbrojnë produktet që do prodhojnë në këtë vend. Votoni PS dhe vetëm PS në 23 qershor. Ne së bashku do sjellim ndryshimin e madh.
ILIR PENDAVINJI
23 qershori do të sjellë Rilindjen e Shqipërisë. Të votojmë PS dhe Edi Ramën!
OLTA XHAÇKA
Votoni PS, Edi Ramën për kryeministër! Në Kolonjën e mendjes, e burrave dhe grave të mençura, që kanë dhënë aq shumë kontribut për këtë vend. Ky shesh quhet Rilindje dhe më duket ogur i mirë. Jam e nderuar, që prezantoj Arta Daden, një grua të bukur dhe të mençur, që e kam parë si modelin tim në politikë. Për të gjithë ata që duan ndryshim, një votë te numri 29! Për ta jetuar Europën brenda kufijve të vendit tonë.
ILIR XHAGOLLI
Një mbështetje të fortë nga Pogradeci për PS. Fitore!
ADRIATIK BRAÇE
Para 8 vjetësh një projekt dhe s’është hedhur asgjë. Le të fillojë Rilindja nga ky shesh.
NIKO PELESHI
Vota dhe fitorja e PS ka filluar nga Kolonja. Edhe Zamira qenka kolonjare. Edhe korçrartë dalin nga pak kolonjarë. Nuk ka vetëm, humor, pro Kolonja ka qenë zemra e krahinës sonë,m që i ka dhënë Rilindjes së dikurshme kombëtare dhe në 23 qershor do t’i japë Rilindjes shqiptare. Për t’i dhënë Kolonjës atë që meriton.
ARTA DADE
Është përgjegjësi e madhe të jesh përfaqësuesja juaj, e vendit të Petro Nini Luarasit, Fan Nolit dhe Naum Veqilharxhit të Abetares së parë, por të tradhtuar nga kjo qeveri. Është kënaqësi të punojmë së bashku.
(vijon)