ERSEKE- Persona të paidentifikuar kanë grisur gjatë natës të se shtunës, 8 qershor, posterat dhe banerat e Partisë Socialiste në qytetin e Ersekës.
 
Në këtë qytet është dhunuar zyra elektorale e PS-së, por ndërkaq janë grisur edhe posterat e PS në rrugët e Ersekës.
 
Menjëherë pas incidentit është bërë denoncimi në komisariat, ndërsa akoma nuk dihen autorët.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)