Aktorët turk, me anë të seriale që transmetohen në kanalet shqiptare, janë bërë shumë të njohur edhe në Shqipëri. Njëri prej tyre është Engin Altan Duzyatan, i njohur ndryshe si “Ertugrul”, nga seriali me po të njëjtin emër. Por ditët e fundit, aktori mjaft i dashur për publikun shqiptar është futur në telashe me drejtësinë. Sipas mediave locale, një gjykatë turke ka vendosur ta marrë me forcë para trupit gjykues për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me një grup hakerash.
Këta të fundit akuzohen se kanë vjedhur llogaritë e rrjeteve sociale të 58 personave VIP në Turqi. Sipas të njëjtave burime, ata u vidhnin fjalëkalimet e rrjeteve sociale si Instagram dhe Tëitter këngëtarëve dhe aktorëve turq, e më pas i shantazhonin. Engin do të deklarojë pasi një prej personave që ka rënë pre e këtyre hakerave është edhe gruaja e tij, Neslisah Duzyatan.