Ervin Salianji kap një peshk:Garda
s’më la ta fusja në parlament

Ervin Salianji kap një peshk:Garda<br />s’më la ta fusja në parlament<br>
Deputet i Partisë Demokratike Ervin Salianji pas pushimit prej 20 minuta pas bllokimit të foltores së parlamentit ka dalë para gazetarëve me një peshk.

“Sot është data një shkurt dhe i vetmi peshk që është kapur është ky peshk që kam kapur unë. Nuk më lejuan gardistët të fusja peshkun brenda më thanë se këtu lejohen vetëm peshkaqenët,” tha Salianji.

Salianji në shenjë simbolike për arrestimin e politikanëve të korruptuar ose siç ai i quan peshqit e mëdhenj ka zgjedhur të marri një peshk në parlament por nuk është lejuar nga garda.

Deputeti i PD u shpreh se i vetmi peshk që është kapur është ky që kam unë dhe jo politikanët e përfshirë në korrupsion.

[gallery]25450[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike