Kuvendi njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar në Kuvend pas heqjes së mandatit të Ervis Salianjit i dënuar me 1 vit burg me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’
Sipas procedurës, Do jetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi që pritet të njoftojë vakancën dhe emrin e deputetit që do të marrë mandatin e humbur nga Salianji.
Salianji mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e vitit 2021 në qarkun e Korçës. Pas ndërprerjes së mandatit të deputetit, vendin e Salianjit e zë një prej emrave të listës shumemërore të subjektit Partia Demokratike në këtë qark.
Sipas rezultateve zgjedhore të vitit 2021, vendin e tij pritet që ta zërë Andrea Mano, i cili mori 5465 vota.