Ervin Salianji për Report Tv 
detaje nga aksioni i opozitës

Ervin Salianji për Report Tv <br />detaje nga aksioni i opozitës
Demokratët janë kundër kabinetit të ri qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama.

Është ky qëndrimi i deputetit të ri të PD Ervin Salianji i shprehur në një intervistë për Report Tv.

Salianji beson se emrat e rinj të qeverisë nuk ishin surprizë pasi janë, sipas tij, figura të lidhura më kryeministrin Rama.

“Asgjë e re nga fronti majtas. Kryeministri propozon një ekip që janë ekipi i tij personal. Ekipi i zgjedhur prej tij janë ose njerëz që vijnë me rrënjë të thella nga diktatura, dhe njerëz me probleme të rënda me diktaturë. Nga ana tjetër kemi propozimin e disa figurave të reja, por pa kontribut në shoqëri. Koncepti i qeverisë së vogël, është qeverisja me sa më pak njerëz dh ofrimi i sa më shumë shërbimeve për qytetarët”, thotë Salianji.

Salianji thotë se ristrukturimi i partisë nuk do të bëhet këtë fillim vjeshte, prioritet veccon ballafaqimin me të majtën pasi e konsideron këtë forcë më të fuqishme se kurrë .

“Partia demokratike nuk ka asnjë diskutim që do të ketë kundërshti në forta në zgjedhjet e kryeministrit, në dy tre emra që nuk përfaqësojnë asgjë për publikun, por janë thjesht lidhje nepotike të Kryeministrit. Do konkurrojmë me alternativë, do të propozojmë në fillim të sesionit parlamentarë, beteja jonë do të jetë reforma e plotë zgjedhore për mos blerjes së votës, do propozojmë numërimin dhe votimin elektronik apo edhe mekanizma të reja ndërkombëtarë”, shprehet Salianji.

Përfaqësuesi i demokratëve të Korccës në Parlamentin e ri tregon edhe për aksionin që demokratët janë zotuar të zhvillojnë në parlamentin e ri.

Besoj se në përputhje me statutin do të vazhdohet edhe procedura për të gjithë pjesën tjetër drejtuese të PD, por në një moment të mëvonshëm. Tani fokusi kryesorë do të jetë përballja me Qeverinë, dhe dhënia e alternativave tona në ato fusha ku ne kemi shpallur prioritete. E majta në tërësi, për shkak të deformimit të zgjedhjeve ka edhe Presidentin e majta, edhe Kryeparlamentarin e majta, edhe Kryeministrin e majta edhe pushtetin lokal e majta”, thotë Salianji.

Salianji flet edhe për kundërshtarët e Bashës, të cilët i konsideron njerëz pa ide pavarësisht se kryedemokrati Basha është i hapur për bashkim.

“Të jesh kundër Lulzim Bashës nuk është ide, as urrejtja nuk është platformë. Kryetari i PD ka bërë një propozim konkret për bashkëpunim të gjithë faktorëve opozitarë”, shprehet Salianji
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni