33 vjeçari i ekzekutuar sot pranë Malit të Robit njihet dhe për dy krime të tjera

Në korrik të vitit 2009
Më datë 09 korrik 2009, në orën 21:30, është paraqitur i plagosur me armë zjarri në krahun e majtë,në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasi Besnik Kulla. Gjatë operacionit të plagës është gjetur dhe fiksuar një predhe, armë zjarri e kalibrit 7.65 mm, e cila është sekuestruar me cilesinë e provës materiale. Me të marrë njoftim, oficerët e policisë gjyqësore, kanë shkuar në vendngjarje, ku në afërsi të hyrjes së pallatit të shtetasit Besnik Kulla, janë gjetur, fiksuar dhe marrë më cilësinë e provës materiale pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, provuar ky fakt me procesverbalin përkatës për marrjen e provës materiale; është gjetur i parkuar automjeti “Crysler”, me targë BZ239NC, me dy demtime me armë zjarri në derën dhe parafangon e djathtë, ku pasi është kqyrur në pjesën e brendshme të derës, është gjetur edhe një predhë e kalibrit 7.62 mm. Në këtë ngjarje kanë qenë autorë dy shtetasit Ervis Tafaruçi dhe Ervis Kasa. Ndërkohë që Më dt.15.7.2010 i pandehuri ka vajtur me autoveturen e tij për në banesën që disponon në Zonën e plazhit Golem, Durrës. Banesa e tij është në afërsi të lokal “Laguna” të cilin e ka marrë me qira Reshit Arifi. I pandehuri e ka parkuar autoveturën në krah të lokalit. Reshit Arifi i ka kërkuar të heqë autoveturën që aty , pasi e ka parking për lokalin. Midis tyre ka filluar debat i cili më vonë është acaruar në grindje. I pandehuri ka hyr në banesë dhe ka dalë përsëri dhe ka vazhduar të grindet me Reshit Arifin, duke u goditur me grushta dhe shkelma, në brendësi të lokalit. Zhurmën e krijuar e ka dëgjuar Gëzim Ademi , kuzhinier i lokalit dhe djali i Reshitit, Ertan Aqifi dhe Betim Aqifi. Të tre kanë goditur të pandehurin me cfarë të mundin, dhe me karrike, kanë vazhduar ta shtyjnë për ta nxjerrë nga lokali. I pandehuri ka nxjerrë një pistoletë që e mbante në një cantë që e kishte me vete dhe e ka mbajtur në dorë por nuk ka qëlluar. Reshit Aqifi perseri ka marrë një karrike dhe e ka hedhur në drejtim të pandehurit. Reshit Aqifi është rrëzuar në tokë, ndërsa të pandehurit i ka rënë krëhëri i pistoletës në tokë. Ai ka marrë krëhërin dhe është larguar me shpejtësi, duke futur krëhërin në pistoletë dhe ka filluar të qëlloj me të. I pandehuri ka qëlluar me armë në mënyrë të pakontrolluar, duke vënë në rrezik jetën e personave të tjerë.

Më 28 mars 2011, Ervisi atëherë 31 vjeç u arrestua nën akuzën se i vuri flakën  makinës së një studenteje, banuese në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit të 28 marsit kur automjeti tip “Renault Clio”  mori flakë fare pranë komisariatit nr.2 në kryeqytet. Ai atëherë u arrestuar. Automjeti i shkrumbuar ka rezultuar të jetë një 'Reno' me targa të Tiranës, në pronësi të Denada Kërçiçit. Mediat atëherë shkruanin se Tafaruçi kishte treguar vetëm për sasinë prej pesë litrash benzinë që ka marrë me vete për të djegur makinën, si dhe faktin e tentativës së tij për t'u hakmarrë. Atëherë ai ishte arrestuar sepse ndaj tij gjykata e Durrësit kishte dhënë dhe një vendim.

Tafaruçi kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)