Erzeni pëson humbjen e parë këtë sezon në Superligë, Bylisi realizon ‘poker’ golash

Rikthimi i Superligës pas ndërprerjes për shkak të kombëtareve ka sjellë menjëherë surprizën në ndeshjen Bylis-Erzeni. Deri më tani shijakasit nuk kishin pësuar humbje, por 90 minutat në Ballsh përfunduan me shifrtat 4-1.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë me shifrat 2-0, pasi fillimisht realizoi Lajthia dhe më pas Kaçorri, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë Beji shënoi të tretin. Goditja ishte rëndë për Erzenin, që gjithsesi gjeti forcën për golin e nderit të realizuar nga Enck, por shifrat përfundimtare të sfidës do ti vuloste Souza Ferreyra.

Më këtë fitore Bylis i mori vendin e dytë në renditje Erzenit pavarësisht se të dy skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh, 11.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë