Esat Pasha: Mos harroni se shqiptari është krenar, guximtar dhe i lidhur fort me traditat e tij kombëtare, prandaj kongresi i Londrës…

Esat Pasha: Mos harroni se shqiptari është krenar, guximtar dhe i lidhur fort me traditat e tij kombëtare, prandaj kongresi i Londrës…

“La Liberté” ka botuar, të martën e 6 prillit 1920, në faqen numër 3, intervistën e saj me Esat Pashën në lidhje me vendimin e Kongresit të Londrës ndaj Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ne jemi të vetëdijshëm për shërbimet e shkëlqyera që Esat Pasha i bëri Francës gjatë luftës. Ishte mjaft interesante të merrnim mendimin e këtij miku, të djeshëm dhe të sotëm, për çështjen shqetësuese të Shqipërisë, zgjidhja e së cilës, duket se është e menjëhershme.

Esat Pasha ka vështirësi të shprehet në frëngjisht dhe përdor një përkthyes.

“Jo, u përgjigj pyetjes sonë, pushtimi i Shqipërisë nga trupat italiane nuk është përfundimtar dhe nuk fyen në asnjë mënyrë ndjenjat e shtetasve tanë.

Fati i vendit tim është akoma i pavendosur; Kongresi i Londrës po vazhdon në mënyrë aktive punën e tij dhe vendimi i tij nuk do të zgjasë shumë.”

A besoni, gjeneral, se atij do t’i jepet autonomia ?

E shpresoj dhe besoj. Do të bënin një gabim të madh, tepër të madh, nëse nuk respektojnë vullnetin e shqiptarëve; pra, ata duan të jenë të lirë. Nëse pavarësia e tyre nuk do të njihej, paqja e Ballkanit do të rrezikohej seriozisht dhe, për t’u dhënë mendimin tim, do të kishte arsye për t’u frikësuar nga trazira të vazhdueshme. Mos harroni se shqiptari është krenar, guximtar dhe i lidhur fort me traditat e tij kombëtare. Të gjithë personat kompetente në këtë çështje do të jenë njëzëri me mendimin tim.

— Cili do të ishte regjimi (politik) që do t’i përshtatej më mirë ?

Gjenerali bën një gjest. “Kjo, tha ai, është delikate. Gjatë luftës, unë kam qenë Presidenti i Këshillit të Shqipërisë deri në kohën e pushtimit. Aktualisht, vendi është nën kontrollin e Aleatëve.” Gjenerali ndalet. Natyrisht, modestia e tij e ndalon atë që të zhvillojë mendimet e tij. “Le ta lëmë këtë, shton ai. Unë i besoj besnikërisë së Francës dhe pres me padurim vendimet e Kongresit të Londrës : është e mundur që status quo-i i paraluftës të ruhet; vetëm atëherë mund të jap më shumë detaje.”

Marrë nga 'Dars (Klos), Mat - Albania'.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konispol, sherr mes disa të rinjve, dy të plagosur me sende të forta

Konispol, sherr mes disa të rinjve, dy të plagosur me sende të forta