I dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, del sot para Shtëpisë së Bardhë ku do të raportojë për procesin e përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.
Për këtë pikë, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin, meqë nga përgjigjet e marra dhe raportimi i së premtes në Shtëpinë e Bardhë, Escobar tha se do të pasojnë vendime.
“Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t’ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara”, ka deklaruar ai.
Më tej, i dërguar i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor ka thënë se situata në veri të Kosovës duhet të çtensionohet menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja.
Ai përsëriti se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës dhe se “nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin”. “Pyetja është se a do të ndodhë kjo me këtë Qeveri apo me qeverinë e ardhshme”, tha Escobar.
Në përditësim...
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
57.6%
-
Jo
33.9%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 425
Lajme të tjera
-
Akuza për ryshfet, Senatori Menendez në SHBA rrezikon 45 vite burg nëse shpallet fajtor
25 Shtator, 18:16
-
Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës: Autorët të vihen përpara përgjegjësisë, i bej thirrje Kosovës dhe Serbisë t'i rikthehen dialogut
25 Shtator, 14:05
-
Lajçak takon përfaqësues nga Franca, Gjermania dhe Italia, në takim edhe Escobari
25 Shtator, 12:26
-
Në nder të policit të vrarë, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ul flamurin në gjysmështizë
25 Shtator, 11:37
-
SHBA, përpjekje pa sukses për të mënjanuar mbylljen e pjesshme të qeverisë
24 Shtator, 22:45
-
Rritet numri i emigrantëve që kërkojnë të futen në SHBA
24 Shtator, 22:30
-
SHBA, përpjekje pa sukses për të mënjanuar mbylljen e pjesshme të qeverisë
24 Shtator, 21:51
-
Biden vaksinohet kundër Covid-19
24 Shtator, 20:20
-
SHBA/ Shërbimi i parë privat i udhëtimit me trena në një shekull
24 Shtator, 20:02
-
Biden: Republikanët duhet të respektojnë marrëveshjen e buxhetit
24 Shtator, 19:02
-
Guvernatorja e Arizonës, fabrika tajvaneze e gjysmëpërçuesve po ndërtohet
24 Shtator, 17:31
-
Vrasja e policit në veri të Kosovës, SHBA e BE, KFOR e EULEX dënojnë sulmin: Të ndalen menjëherë! Ambasadorët e QUINT-it në zyrën e Kurtit
24 Shtator, 15:31
Pablitoja s’duhet te prese fundin e qershorin ne ate rol qe ka. Duhet hedhur ne gjyq per ndihme gjenocidiale, sebashku me lajcak te lajthiturin. Nje kerkese per shpjegum ne ambasadat perkatese do te fillonte nje proces te bukur dhe te paster: Pyetja duhet te ishte…pse jane kaq pro gjenocidit dhe terrorizmit serb, pablitua dhe lajcaku i lajthitur? Lajcak lajthia eshte i lajthitur si e gjithe serbia!
Përgjigju