Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar mbështetjen e tyre për Ballkanin e Hapur, si një nismë që afron Ballkanin Perëndimor me Evropën.
Gjatë një interviste për mediat malazeze, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ‘Open Balkan’ synon afrimin e vendeve të rajonit me njëra-tjetrën dhe për këtë arsye nuk sheh asnjë arsye për ta kundërshtuar.
“Për sa kohë që Ballkani i Hapur është plotësisht i lidhur me procesin e Berlinit, nuk shoh asnjë arsye për ta kundërshtuar dhe mbështetur atë. Përderisa qëndrojnë për të njëjtat gjëra, nuk ka arsye për të mos i mbështetur. Dhe nëse dy, tre, katër ose pesë vende vendosin individualisht të shkojnë drejt disa prej atyre prioriteteve, pse duhet t’i ndalojmë ata nëse duan të përgatiten paraprakisht?”
Ai tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës paraqet një zhvillim historik të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por theksoi se marrëveshja e arritur tashmë duhet të zbatohet.
“U desh shumë guxim politik si nga presidenti Vuçiç ashtu edhe nga kryeministri Kurti për të arritur atë marrëveshje. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian tha se marrëveshja është ligjore dhe ligjërisht e detyrueshme. Dhe të dy liderët e konfirmuan atë. Tani çështja është se si të zbatohet plotësisht”.
Ai gjithsesi u shpreh se është optimist se qëllimi do të arrihet dhe se beson se të dy liderët mund të tregojnë guximin politik të nevojshëm për të hedhur hapat e duhur.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
92.8%
-
Jo
4.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 1689
Lajme të tjera
-
Akuzat e Kurtit për Lajçak, Escobar: I shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina, nuk shoh njëanshmëri
22 Shtator, 08:10
-
Dialogu me Serbinë, Escobar: Kosova të ketë një qasje më pragamtike! Sulmet ndaj Lajçak të papranueshme, ai s'do largohet
21 Shtator, 07:43
-
Begaj takim me Gabriel Escobar në Nju Jork: Shqipëria do vijojë të jetë partnere e ngushtë me SHBA! Ja fokusi i diskutimeve
20 Shtator, 15:23
-
Nesër takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Escobar: Palët të marrin seriozisht detyrimet e tyre, të dorëhiqen kryetarët e komunave në Veri e të mbahen zgjedhjet e reja
13 Shtator, 07:37
-
Kurti bisedë telefonike me Escobar: Kërkohet zbatim i plotë dhe i shpejtë i Marrëveshjes Bazike
12 Shtator, 09:41
-
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Lajçak dhe Escobar paralajmërojnë takime me Kurtin e Vuçiçin
27 Gusht, 21:39
-
Escobar: SHBA zgjedh partnerë ata që janë të përkushtuar ndaj BE-së dhe NATO-s
26 Gusht, 15:10
-
Escobar në Shkup: Nuk jam këtu për tortura, duam t’ju shohim në BE
25 Gusht, 15:06
-
Escobar viziton Shkupin, në fokus ndryshimet kushtetuese
25 Gusht, 12:21
-
Escobar viziton Shkupin, në fokus ndryshimet kushtetuese
23 Gusht, 14:47
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takohet me Escobar në Bruksel
23 Gusht, 11:19
-
Tensionet në veri të Kosovës, Escobar: Kemi marrë zotim nga Serbia që s'do t'i refuzojë zgjedhjet, në të kundërt do përballet me pasoja
18 Korrik, 20:50