Dinari, i dërguari i SHBA Escobar takime në Prishtinë: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet! Vendimi për Manastirin i nevojshëm

Dinari, i dërguari i SHBA Escobar takime në Prishtinë: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet! Vendimi për Manastirin i nevojshëm

Gabriel Escobar

Pasi e quajti katastrofik vendimin e Kosovës për ndalimin e dinarit, emisari amerikan Gabriel Escobar po zhvillon takime në Prishtinë nga ku tha se kemi shumë për të folur. Escobar përshëndeti vendimin e Kurtit për të regjistruar pronat e Manastirit serb të Deçanit, kusht që Kosova të aplikojë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Pas kritikave për vendimin e njëanshëm të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar zbarkoi në Prishtinë ku u takua me Presidenten Vjosa Osmani. 

“Faleminderit zonja Presidente për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë. Ju jeni karakteri kryesor dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës dhe dua të them se kjo trashëgimi është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës”- tha Escobar.

Të shqetësuar për 24 shatorin dhe ata që kanë përgjegjësi të japin llogari para drejtësisë. 

'Që kufiri ynë të jetë i sigurte ne do të vijojmë të bashkëpunojmë me aleatin tonë' tha presidentja Vjosa Osmani. Për zbatimin e vendimit për dinarit, Osmani thotë se aleatët janë pro zbatimit të Kushtetutës dhe krah planit të tranzicionit për dinarin.

Escobar përshëndeti vendimin e qeverisë së Kosovës për të regjistruar pronat e Manastirit të Deçanit, sikurse ka vendosur gjykata kushtetuese.

“Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për Manastirin. Ishte vendim i vështirë por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunimin”.- u shpreh Escobar.

Bëhet fjalë për transferimin e 24 hektarëve tokë si pronë e Manastirit të Deçanit, vendim i Gjykatës Kushtetuese në 2016 dhe i pazbatuar. Vendimi për ta regjistruar është akt vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni që do të mbahet në prill.

Kurti tha se qeveria është kundër vendimit për t’ia dhënë pronën manastirit serb, por nuk ka mjete ligjore për të kundërshtuar gjykatën, ndërsa autoritete lokale kanë refuzuar zbatimin e vendimit pasi sipas tyre Kushtetuesja legalizoi vendimin e1997 të ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç që ia dhuroi pronën manastirit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë