'Escobari' shqiptar Met Kanani i dënuar edhe në SHBA me 5 vite burg/ Vendimi

'Escobari' shqiptar Met Kanani me orgjinë nga Memaliaj, që njihet edhe me emrat "Hiqmet" dhe "Nimet" dhe u arrestua pak javë më parë në Turqi është dënuar edhe në SHBA me 5.3 vite burg. Në vitin 2001 ai u gjykua dhe u shpall fajtor me akuzën se kishte futur në SHBA një sasi metamfetamine (MDMA) apo ekstazie. Edhe pse Kanani e apeloi vendimin, duke argumentuar se kjo substancë ishte e ligjshme në SHBA, gjykata vendosi përfundimisht dënimin e tij me 5.3 vite burg.

Met Kanani u arrestua në muajin mars në Turqi, ndërsa operacioni vijoi nga të dyja vendet duke e shpartalluar bandën e drejtuar nga ai. Dje në Shqipëri u arrestuan 13 persona të akuzuar se ishin pjesë e rrjetit të baronit shqiptar duke e çuar në 39 numrin e shqiptarëve të arrestuar si anëtarë të këtij grupi.

Met Kanani akuzohet se ka trafikuar nga Shqipëria, përmes Greqisë dhe Maqedonisë në drejtim të vendit turk tonelata me kanabis dhe droga të forta si kokainë e heroinë nga Afganistani dhe Irani. Met Kanani njihet nga mediat turke si "Eskobari shqiptar" për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme droge si dhe janë bllokuar disa asete pasurore ndër to edhe automjete luksoze. Burime për Report Tv thanë se autoritetet shqiptare kanë marrë informacione për bandën e drogës nga agjencitë partnere të Europës si dhe nga DEA amerikane.

Vendimi i dënimit te Met Kananit ne SHBA ne 2001

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 13/05/2018 16:02

    Eskobari Shqiptar!!! Kete nuk e njihte njeri,shikoni te arrestoni Eskobaret e vertete qe jane kriminelet me kollare sot ne parlament.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025