Pas dy fitoreve rradhazi Vllaznia është vënë në ndjekje të Partizanit kryesues dhe të shtunën për llogari të javës së katërt të Superligës do ketë përballë Egnatian në Rrogozhinë.
“Egnatia faktikisht është një skuadër që ka bërë shumë lëvizje në merkato. Ka marrë lojtarë cilësorë dhe ka pretendime për këtë sezon,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.
Pavarësisht vlerësimit maksimal të kundërshtarit në kampin shkodran llogarisin vetëm 3 pikët.
“E kemi detyrim për të fituar çdo ndeshje pavarësisht se përballë këtë herë do kemi Egnatian. Edhe kjo e fundit kërkon 3 pikët, por varët se si do ta respektojmë ne futbollin,”-deklaroi Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.
Egnatia-Vllaznia luhet në orën 15:00, ndërsa po në të njëjtën orë të shtunën Tirana kampione do kërkojë të rikthehet te fitoret në kampionat pas humbjes me Vllazninë. Bardheblutë do përballen me Kastriotin në transfertë.