'Është i armatosur'/ Prangoset i dënuari në Kombinat pas denoncimit të qytetarit

'Është i armatosur'/ Prangoset i dënuari në Kombinat pas denoncimit të qytetarit

TIRANË-Një 44-vjeçar është arrestuar në Kombinat, pasi po lëvizte me armë zjarri. Një qytetar ka njoftuar policinë se personi me inicialet G. T. që u arrestua ishte i armatosur.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 kanë bërë krehjen e zonës dhe në rrugën “Konferenca e Pezës” konstatuan 44-vjeçarin.

Sipas bluve, ai rezulton i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, vepër për të cilën u arrestua sërish.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion

Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion