Është koha për të rikuperuar marrëdhëniet sepse hëna është në shenjën tuaj...horoskopi për sot

Është koha për të rikuperuar marrëdhëniet sepse hëna është në shenjën tuaj...horoskopi për sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Kini vëmendje në dashuri, Hëna nuk është në shenjën tuaj. Çiftet që kanë pasur probleme duhet të bëjnë kujdes. Në punë duhet të prisni edhe pak që të zgjidhet një çështje, sidomos nëse ka të bëjë me ligjin.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Të shtunën është një ditë e mirë në dashuri, edhe nëse nuk do të keni fuqinë për të lënë në të shkuarën një çështje që ka sjellë debate, por do të jeni shumë të kuptueshëm. Në punë më mirë lini gjërat të ecin në drejtimin e tyre.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

E shtunja është një ditë shumë e mirë. Mund të bëni plane me një person të shenjës së Ujorit apo Bricjapit. Në punë nuk duhet të nënvlerësoni mundësinë e një ndryshimi qoftë edhe rrënjësor. Ofertat e reja vijnë nga pranvera.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Hëna dhe Afërdita nuk janë në shenjën tuaj të shtunën, por problemet e vogla që keni pasur do t’i zgjidhni këtë fundjavë.Në punë duhet të keni durim dhe të qëndroni larg debateve këtë fundjavë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Në dashuri këshillohet kujdes, mos u zemëroni nëse partneri nuk është dakord me ju. Në punë konkurroni me veten, keni nevojë për pushim.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Kjo fundjavë është shumë e mirë për dashurinë. Nëse jeni beqarë, hidhini një sy rrjeteve sociale pasi mund t’ju lindë një takim i veçantë.Të shtunën është ditë aktive në punë, jeni një person racional që e urren humbjen e kohës.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Bëni kujdes në dashuri të shtunën dhe të dielen do të jeni të nevrikosur. Në punë ka disa llogari të vogla të papaguara, ndaj ju duket sikur do të fitoni më pak në këtë periudhë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Është koha për të rikuperuar marrëdhëniet sepse Hëna është në shenjën tuaj. Shmangni debatet e panevojshme në punë dhe gjithashtu shmangni të qenit kokëfortë. Ka një fjalim ose email të rëndësishëm që duhet të përgatisni, ndaj mblidhni forcat.Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Nëse jeni një çift i fortë do të keni një rikonfirmim për lidhjen tuaj, të paktën deri në fund të muajit. Nëse sapo keni mbyllur një punë, bëni pak pushim që të rimerrni veten për projektet e ardhshme.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Do të keni ndjenja shumë të forta për dikë që ju pëlqen për shkak të hyrjes së Hënës në shenjën tuaj. Në punë ka mundësi të rinovoni një kontratë. Ka një fazë krijuese që ndihmon edhe ata që janë vetëm.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Fundi i muajit është interesant. Edhe puna është në rregull. Jeni krijues dhe keni aftësinë për të sjellë gjëra të reja. Ju gjithashtu mund të dëshironi të përfundoni një partneritet nëse diçka nuk ju përshtatet.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Kjo fundjavë është ideale për dashurinë ose për të qenë pranë dikujt që ju intereson. Nëse jeni punonjës, mund të merrni një ofertë të rëndësishme për tu rritur në karrierë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Fjalori i ri i gjuhës shqipe/ Gazetarja Blerina Goce: U drejtohet të gjithëve! Studiuesja Toksa: Shqipja duhet të jetë gati të eci me ritmin e teknologjizimit

Fjalori i ri i gjuhës shqipe/ Gazetarja Blerina Goce: U drejtohet të gjithëve! Studiuesja Toksa: Shqipja duhet të jetë gati të eci me ritmin e teknologjizimit